Me ftesë të Presidentit Bamir Topi, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nisi dje vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt të këtij viti.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ai i Shqipërisë, Bamir Topi, mbërritën në komunën Rreps të Mirditës, ku do të inspektojnë nga afër punimet në aksin Rrëshen- Kalimash.
Ky aks është pjesë e autostradës Durrës- Morinë, një nga veprat më të mëdha infrastrukturore të qeverisë së Shqipërisë, që do të lidhë të dy vendet.
Me ftesë të Presidentit Bamir Topi, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nisi dje vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt të këtij viti.