Shpërndarja e librave është në fazë përfundimtare. Deri më tani Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka shpërndarë të gjitha librat në të gjitha komunat. Ndërkohë që edhe numri më i madh i komunave tanimë i kanë shpërndarë librat nëpër shkolla.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov, ka siguruar prindërit dhe arsimtarët, se deri të hënën nëpër të gjitha komunat do të bëhet shpërndarja e librave falas për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Ai ka thënë se problem mbetet vetëm shpërndarja e librave të klasës së katër dhe të shtatë.
Shpërndarja e librave është në fazë përfundimtare. Deri më tani Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka shpërndarë të gjitha librat në të gjitha komunat. Ndërkohë që edhe numri më i madh i komunave tanimë i kanë shpërndarë librat nëpër shkolla.
Deri të hënën pres që të gjitha librat të jenë të shpërndara përpos për klasat e katërta dhe të shtata. E dini se për librat e këtyre klasave kishim ca probleme me autorët. Kjo do të na marrë 10-15 ditë por do të orvatemi që kjo mos të reflektohet shumë, deklaroi Nikolla Todorov, ministër i Arsimit.