Kjo, do të thotë se ushqimi do të mbajë shenjën HALLALL që paraqet dëshmi se është përgatitur sipas normave islame. Ky lloj ushqimi i njohur si ushqim i lejuar duhet të përgatitet në reparte speciale dhe nuk guxon të prodhohet, paketohet, bartet apo deponohet së bashku me prodhime tjera ushqimore.
Nga fundi i shtatorit menjëherë pas muajit të Bekuar të Ramazanit, në Maqedoni do të filloj të funksionojë Agjencia që do ti jep certifikatën HALLALL të gjitha fabrikave për ushqim që i plotësojnë standardet e parapara.
Kjo, do të thotë se ushqimi do të mbajë shenjën HALLALL që paraqet dëshmi se është përgatitur sipas normave islame. Ky lloj ushqimi i njohur si ushqim i lejuar duhet të përgatitet në reparte speciale dhe nuk guxon të prodhohet, paketohet, bartet apo deponohet së bashku me prodhime tjera ushqimore. Sipas këtij standardi, në mishin dhe prodhimet e mishit, nuk guxon të ketë përmbajtje nga derri, ndërsa bagëtitë duhet të jenë të therrura sipas normave islame.
Me këto standarde duhet të kihet kujdes që të respektohen normat e therjes së bagëtisë. Dihet mënyra se si duhet të theret një kafshë për të qenë mishi hallall. Duhet të kontrollohen të gjithë aditivët dhe konservuesit që përdoren. Ato nuk guxojnë të kenë përmbajtje që sipas fesë islame konsiderohen HARAM. Ndërkohë për prodhimet tjera, duhet parë mënyra e paketimit dhe ambalazhit të ushqimit, deklaroi Aleksandra Markovska konsulente.
Agjencinë për dhënien e certifikatave HALLALL e formon Bashkësia Islame. Markovska thotë se standardet HALLALL për Maqedoninë janë risi dhe se shumë pak dihet për to. Por, një pjesë e madhe e kompanive ushqimore tani më kanë parë mundësinë për të përfituar nga kjo, ndaj kërkojnë zbatimin e standardeve HALLALL në kompanitë e tyre.
Interesimi është shumë i madh. Posaçërisht kompanitë e mëdha që i dinë tregjet ku shumica e popullatës është myslimane e dinë se është mirë të punohet sipas këtij standardi, sidomos në tregje me një shkallë rritjeje të madhe, shtoi Markovska.
Ekonomistët thonë se, pas marrjes së certifikatës HALLALL kompanive iu hapet një treg prej 1,8 miliard banorëve, të cilët jetojnë në 50 vende të ndryshme të botës. Në vitin 2005 sipas të dhënave të ekspertëve, tregu me ushqime HALLALL kishte vlerë prej 150 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2006 kjo shifër ka arritur në 210 miliard dollarë. Ekonomistët, tregun HALLALL, e vlerësojnë se është në rritje e sipër. Deri më vitin 2010 shifra e këtij tregu pritet të arrin deri në 550 miliard dollarë.
Për momentin prodhimi më i shitur HALLALL në botë është pija HALLALL- COLA.