Bruto prodhimin vendor përsëri është projektuar në baza joreale, duke pasur parasysh se ai është me parametra joreale automatikisht do të kemi deficit buxhetor më të lartë se sa është planifikuar, deklaroi Shenaj Haxhimustafa, ekspert ekonomik.
Udhëtimet zyrtare, shpenzimet për mobilje në institucione shtetërore dhe të telefonave, do të jenë vetëm një pjesë e 70 milion euro shkurtime në rebalancin e ri me të cilat Qeveria do të mundohet ti përballojë efektet negative të recesionit.
Sipas ministrit të Financave Zoran Stavreski, në rebalancin do të shkohet me projeksion për Bruto prodhimin vendor prej minus 0.6 % i cili nënkupton rritje negative. Stavreski ka thënë se deficiti buxhetor do të arrijë nivelin prej 2.8 % apo 11 miliardë denarë. Duke kontestuar projeksionet qeveritare për rebalancin e dytë të buxhetit të vitit 2009, ekspertët ekonomik thonë se ato nuk janë reale, sepse rritja negative e ekonomisë do të jetë më e lartë.
Bruto prodhimin vendor përsëri është projektuar në baza joreale, duke pasur parasysh se ai është me parametra joreale automatikisht do të kemi deficit buxhetor më të lartë se sa është planifikuar, deklaroi Shenaj Haxhimustafa, ekspert ekonomik.
Sipas Haxhimustafës nuk përjashtohet mundësia që deri në fund të vitit të kemi edhe rebalanc të tretë të buxhetit nëse Qeveria shkon me projeksione joreale të buxhetit gjatë këtij rebalnci.
Vetë parashikimet reale ishin të gabuara, gjithsesi se ka mundësi edhe për një rebalancë të tretë, nëse me të vërtet Qeveria nuk jep parametra reale rreth kushteve të përpilimit të buxhetit, sepse buxheti është instrument për realizimin e qëllimeve të caktuara ekonomike në vend duke u bazuar në projeksione reale, shtoi Haxhimustafa.
Sipas ministrit të Financave, dalje përfundimtare të ekonomisë së Maqedonisë nga recesioni pritet nga fundi i vitit, kur priten edhe sinjalet e para pozitive për ekonominë e vendit. Rebalanci i buxhetit në rend dite para deputeteve pritet të vihet me 1 shtator.
Nevzat Mamuti