E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Marrëdhëniet janë të shkëlqyeshme edhe pa vendosjen e marrëdhënieve diplomatike do ta plotësonte dhe kontribuonte avancimit të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve tona”, deklaroi zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi.
Ademi: Marrėdhėniet me Kosovėn janė tė shkėlqyera












‘Nuk ka nevojë të krijohet huti në opinion’, kështu zëvendëskryeministri Abdulaqim Ademi ka komentuar qëndrimin e presidentit Gjorge Ivanov se pa u shënuar edhe milimetri i fundit në kufirin me Kosovën nuk do të vendosen marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve. Marrëdhëniet me Kosovën janë të shkëlqyera dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, sipas Ademit, do të kontribuoj vetëm në avancimin e mëtejmë të tyre.

“Ne e kemi pranuar si shtet planin e presidentit Ahtisari ku është e definuar edhe çështja e kufirit dhe nuk ka nevojë për komplikime dhe deklarata të cilat do të krijonin huti në opinion kinse ne kemi ndonjë problem me Kosovën. Marrëdhëniet janë të shkëlqyeshme edhe pa vendosjen e marrëdhënieve diplomatike do ta plotësonte dhe kontribuonte avancimit të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve tona”, deklaroi zëvendëskryeministri Abdulaqim Ademi.

Sa i përket zërave për rikonstruimin e sërishëm të kabinetit Gruevski, zëvendëskryeministri Ademi tha se për këtë vendosin partnerët e koalicionit qeveritar Ahmeti dhe Gruevski. Për momentin gjithçka është pjesë e spekulimeve që vijnë nga qarqe të ndryshme, thotë ai.

“Kjo është çështje që do të vendosin dy liderët partiak dhe kryeministri kështu që për momentin mund të them që është në kuadër të spekulimeve të qarqeve të ndryshme”, nënvizoi Ademi.
Lëvizjet e para të ministrave në kabinetin Gruevski ndodhi në muajin e kaluar. U shkarkuan tre ministra dhe dy zëvendëskryeministra. Ndërkohë që paralajmërohet se në pjesën e dytë të shtatorit mund të ndodhin edhe lëvizje të reja ku do të preken një pjesë e ministrave shqiptarë si dhe ministri i Drejtësisë Mihajllo Manevski, i cili siç mësohet jozyrtarisht pritet të zëvendësohet nga ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska.

Bashkim Sulejmani

Publikuar: 28.08.2009 | 20:05
Lexuar: 603 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime