Indikatori i besimit ekonomik në eurozonë është rritur këtë muaj në maksimum dhjetë mujor prej 80,6 pikësh nga 76 pikë në korrik, të zbatuar me rritjen e 38 pikëve, aq sa presin analistët.
Besimi afarist dhe konsumator në 16 vende -anëtare të Bashkimit Evropian që e përdorin euron është përmirësuar në gusht, pese muaj me radhë dhe kjo dyfish më shumë se pritja e analistëve, që paraqet një shenjë të mirë se ky rajon del nga recesioni më i thellë për më shumë se gjashtë dekada, tregojnë të dhënat e komisionit evropian.
Indikatori i besimit ekonomik në eurozonë është rritur këtë muaj në maksimum dhjetë mujor prej 80,6 pikësh nga 76 pikë në korrik, të zbatuar me rritjen e 38 pikëve, aq sa presin analistët.
Rritja më e madhe e besimit në tre muajt e fundit është regjistruar në sektorin e shërbimeve me pritjen e vazhdimit të trendit të njëjtë dhe në periudhln e ardhshme tremujore, publikoi "Uolstrit xhornal".
Kjo vazhdon me rritjen e besimit nga minimumi rekord dhe është në pajtim me treguesit e tjerë që flasin se ekonomia në këtë rajon rimëkëmbet dhe mund të përforcohet në tremujorin e tretë.
Prodhimi industrial dhe eksporti në eurozonë në gusht është ulur tregojnë të dhënat e Qendrës për investigime ekonomike " dhe "Banka e Italisë". Indikakatori i "Investigimeve ekonomike" "EuroKoin" që paraqet masë për nivelin mujor të rritjes së prodhimit bruto të vendit në zonën e euros në raport me muajin paraprak, është rritur në gusht gjashtë muaj me rradhë, në minus 0,21 nga minus 0,42 në korrik.
Sipas të dhënave zyrtare ekonomia në zonën e euros në periudhën tremujore deri në fund të qershorit dobësohet, tremujori i pestë me rradhë, edhe pse vetëm 0,1 për qind. Ekonomia e Gjermanisë dhe e Francës, më të mëdha në zonën e euros, gjithashtu janë përforcuar.