Fitorja e kandidatit demokrat Barak Obama, në zgjedhjet presidenciale në SHBA solli optimizëm edhe në bursat aziatike. Humbje të vetme edhe atë prej 0,3 për qind kishte indeksi kryesor në bursën tajvaneze.
Fitorja e kandidatit demokrat Barak Obama, në zgjedhjet presidenciale në SHBA solli optimizëm edhe në bursat aziatike.
Indeksi Nikkei në bursën në Tokio sot u ngjit për 4,46 për qind në krahasim me të martën, ndërsa aksionet e kompanisë së automobilave Toyota, që është shumë e varur nga tregu i Amerikës së Veriut, u shtrenjtuan për tetë për qind.
Shumica e indekseve të bursave aziatike ishin në vijën e gjelbër deri në orën shtatë sipas kohës së mesme evropiane.
Indeksi i bursës në Hong Kong shënoi rritje për 5,56 për qind, indeksi kinez është 3,8 për qind mbi vlerën fillestare, ndërsa ai koreanojugor shënoi rritje për 1,6 për qind.
Humbje të vetme edhe atë prej 0,3 për qind kishte indeksi kryesor në bursën tajvaneze. /Makfax/