E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tokio - Shifrat e fundit në Japoni tregojnë se papunësia u rrit në masën 5.7%.
Japonia, papunėsia nė shifra rekord










Tokio - Shifrat e fundit në Japoni tregojnë se papunësia u rrit në masën 5.7%.
Kjo është edhe shifra më e lartë e papunësisë në vend që prej Luftës së Dytë Botërore. Papunësia në ekonominë e dytë më të madhe në botë ka shënuar rritje për nëntë muaj radhazi.

Këto shifra u bënë publike në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, ku gjendja e ekonomisë japoneze është çështja kryesore e fushatës zgjedhore në këtë vend.

Njoftimi se papunësia është në nivelin më të lartë që prej Luftës së Dytë Botërore, është një grusht i fortë për kryeministrin Taro Aso. Sondazhet tregojnë se në zgjedhjet që do të zhvillohen të dielën, Partia Liberal Demokratike e kryeministrit Aso pritet të pësojë humbjen e dytë në më shumë se 50 vjet.

Shifrat e fundit për papunësinë treguan se në korrik numri i japonezëve të papunë ishte mbi 3 milionë e gjysmë, mbi një milion më shumë se një vit më parë.

Zyrtarisht Japonia ka dalë nga recesioni i egër, por familjet japoneze ende nuk po e ndiejnë këtë.
Shifrat e tjera të bëra publike në Tokio tregojnë se çmimet e mallrave kryesore të konsumit ranë 2.2% në muajin korrik në krahasim me një vit më parë.

Japonia u zhyt në një spirale deflacioni për disa vjet rresht dekadën e kaluar. Situata atëherë u rëndua pasi konsumatorët hezitonin të blinin duke pritur që çmimet të uleshin edhe më shumë.

start/bbc

Publikuar: 29.08.2009 | 16:56
Lexuar: 853 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime