Saktësia dhe të dhënat e regjistrimit, siç informoi DAP, është e obligueshme për shkak të dorëzimit të vendimeve, paralajmërimeve, informimi në kohën e duhur të obliguesve tatimore etj dhe menaxhimin e evidencës për obliguesin tatimore.
Obliguesit tatimore tek të cilët ka ndryshime në të dhënat e regjistrimit të fletëparaqitjes tatimore, prej nesër deri më 1 tetor do të mund të kryhet plotësimi i tyre në Drejetorinë e të Ardhurave Publike.
Për atë qëllim, është e nevojshme të paraqiten ndryshimet në DAP përmes dorëzimit të formularit "DAP-RDO" i cili mund të zbritet nga ueb faqja e Drejtorisë www.ujp.gov.mk/mk/obrasci/opis/16.
Formularin mund ta vendosin deri në Drejtorinë kompetente rajonale, sipas vendit dhe selisë së obliguesit, apo në Qendrën e kontaktit të DAP-it në Qendrën tregtare të qytetit.
Saktësia dhe të dhënat e regjistrimit, siç informoi DAP, është e obligueshme për shkak të dorëzimit të vendimeve, paralajmërimeve, informimi në kohën e duhur të obliguesve tatimore etj dhe menaxhimin e evidencës për obliguesin tatimore.
Drejtoria rikujton se obliguesit kanë obligim t'i dorëzojnë të dhënat për ndryshim, nëse këtë nuk e bëjnë në pajtim me ligjin për procedurë tatimore do t'i përcoktohet gjobë me shumë prej 2.500 deri 5.000 euro në kundërvlerë të denarit.
"Pas skadimit të afatit të përcaktuar, për obliguesit tatimorë tek të cilët do të konfirmohet mospërputhshmëria e të dhënave të regjistrimit, Drejtoria e të Ardhurave Publike do të ketë qasje për zbatimin e sanksioneve, thuhet në kumtesën e DAP-së.