Bijat e presidentëve dhe diktatorëve që janë shndërruar në monstra më të pamëshirshme se prindërit. Nxisin sulme terroriste, vrasin bashkëshortët, bëjnë marrëveshje "të ndyra" për para
Riçard Brus Çenej është më i famshmi i të gjithë Presidentëve
"dështakë". Gjatë viteve 90 ishte njeriu i duhur
për hequr qafe Bill Klintonin. Ishte një njeri strikt, që i përmbahej
rreptësish parimeve të konservatorëve. Por Riçard Brus,
për miqtë Dik, as që e provoi. Më pas Partia zgjodhi Bob Dollin,
i cili nuk fi toi. Ishte faji i një gruaje.
Por gjërat nuk janë ashtu siç duken. Ajo grua quhet Meri Çenej, dhe është vajza e Dikut. Vajza ishte e fejuar prej vitesh me një rojtar pylli, emri i së cilit ishte Hedhër. Gjatë atyre viteve Çenej e mohoi edhe faktin që e bija ishte lezbike. Pas marrjes së detyrës si zëvendëspresident, Çenej i gjeti një punë të mirë së bijës dhe ajo u bë strategia e vendit të saj. Tani, falë saj, në Amerikë ka më shumë homoseksualë republikanë.
Sa mirë është kur gjërat përfundojnë mirë, por nuk është ky
rregulli. Në politikë kujdesesh shumë për të dashurit dhe mikeshat,
por ndonjëherë fëmijët janë vërtet një barrë.
Kjo ndodh zakonisht, ndryshe nga Meri, kur u fiksohet në kokë të kapërcejnë famën e baballarëve, të dehura nga pushteti dhe lavdia.
Të marrim rastin e Aung San Suu Kyi, e burgosura e juntës ushtarake
birmane prej 20 vjetësh, Nxisin sulme terroriste, vrasin bashkëshortët, bëjnë marrëveshje në këmbim të një makine... Këto janë vajzat që ecin mbi hapat e baballarëve VAJZAT E DIKTATOREVE VAJZAT E DIKTATOREVE Ndonjëherë bëhen më të këqija se baballarët pasi fitoi zgjedhjet.
Fati i saj u shkrua nga një vajzë, Sandra Win, pasardhësja e dashur e Ne Win-it, President në Mianmar, para ardhjes së juntës. Duke qenë se ishte vajza e preferuar e babait, 37-vjeçarja fitoi më tepër fuqi, dhe me shpresën se do të bëhej ajo liderja e vendit, urdhëroi shtypje brutale.
Dyshohet se ka qenë ajo e cila sugjeroi burgosjen e San Suu Kyi, sepse e ndiente që e kishte rivale. Tepër ambicioze dhe jashtëzakonisht mendjemadhe, i armiqësoi aq shumë ushtarët, saqë e dënuan edhe atë me arrest shtëpie.
Prej më shumë se një viti ka fi lluar sërish të dalë, pasi e bleu lirinë falë pasurisë së vënë gjatë kohës që ishte në pushtet.
Paratë nuk i mungojnë as Gulnora Karimovas, vajzës bukuroshe
të Islam Karimov, presidentit-padron uzbek. Në Shtetet e Bashkuara konsiderohet një e arratisur, në vendin e saj Presidentja
e ardhshme.
Nuk mund të thuhet se Tashkenti dhe Uashingtoni kanë raporte idilike. Gulnora, e martuar me një manjat uzbekoafgan, u arratis nga i shoqi duke marrë me vete edhe fëmijët, dhe jeton në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 2001.
Nga ato anëe quajnë rrëmbyese. Fabrika e pijeve të të shoqit në Uzbekistan u mbyll pas pak javësh. Prindërit e fatkeqit u dëbuan pa mëshirë në Afganistan.
Gulnora, që gjatë vizitave të saj në Europë shfaqet
në revistat e modës së bashku me Sharon Stone dhe Bonon, ka
pasion të blejë rroba të bukura dhe të pijë çaj. Ka në pronësi një
fabrikë të tillë. Prodhuesit rivalë në Uzbekistan e kanë mbyllur
fabrikën e saj. Ndonjëherë është faji i baballarëve që i lënë vajzat e tyre "të pafajshme" të bien aq poshtë. Çfarë mund të thuash për Raghad Hyseinin, vajzën e tmerrshme të Sadamit. 41-vjeçarja ka pasur një raport "të stuhishëm" me të atin.
Gjatë viteve 90, së bashku me të shoqin, ia mbathi në Jordani për
shkak të zënkave me të atin, por u pendua dhe u rikthye në shtëpi
dy vite më vonë. I ati u betua se do ta rrënonte dhëndrin dhe e bëri.
Urdhëroi të bijën ta vriste burrin dhe familja e ribashkuar ishte sërish e lumtur. U arratis përsëri në vitin 2003, pas pushtimit të Irakut nga Shtetet e Bashkuara.
E ftuara e nderit e familjes mbretërore jordaneze i shkroi një letër "të pacipë" qeverisë amerikane për ti kthyer xhevahiret e familjes. Që prej dy vjetësh, Raghad nuk është bërë më e gjallë. Interpoli është vënë në ndjekje të saj, pasi nxiste sulmet terroriste në Irak.
Një tjetër protagoniste është edhe Pinthongta Shinawatra, vajza e manjatit dhe ish-kryeministrit tajlandez, Thaksin. 27-vjeçarja, para se i ati të shkarkohej nga posti në vitin 2006, ishte multimiliardere.
Ju do të pyesni se si është e mundur? Shumë e thjeshtë: blinte me një
dollar aksione të kompanisë kombëtare të komunikacionit,
dhe i shiste 50-fi sh më shumë në Singapor. Një gjykatëse nga
Bangkoku i kërkoi ti kthente një pasuri prej 500 milionë dollarësh,
por askush nuk e di se ku janë fshehur paratë.
Edhe Iyabo Obasanjo, vajza e Presidentit nigerian, Olesegun, braktisi vendin për shkak të korrupsionit dhe bizneseve të pista. E bëri sepse donte të shkonte me studime në Amerikë, për një të ardhme më të mirë. Pasi u diplomua në mjekësi, Iyabo premtonte shumë. Në 2004-ën
vendosi të kthehej në vendlindje. U bë kryetarja e Komisionit të
Shëndetësisë dhe më pas, pa mbushur të 40-at, senatore.
Sot është në mjerim: një agjenci austriake fitoi një kontratë në
fushën e energjetikës, dhe i dhuroi një makinë, pas të cilës Iyabo
çmendet. Ajo thotë se është e shpifur, por vazhdon të shëtitë
me "Tojotën" e saj të kuqe.