Me vendimin kryhet zvogëlimi i çmimeve rafinerike dhe të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,56 respektivisht për 0,70 për qind.
Benzinat prej sonte lirohen për 1,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i derivatit dizel mbetet i njejtë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRE).
Me vendimin kryhet zvogëlimi i çmimeve rafinerike dhe të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,56 respektivisht për 0,70 për qind.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të arrijë 62,50, ndërsa EUROSUPER BS-98 64 denarë për një litër. Çmimi i EURODIZEL (D-E V) mbetet i njëjtë, gjegjësisht 50 denarë për litër, ndërsa çmimi i Ekstra të lehtës për amvisëri (EL-1) zvogëlohet për 0,50 denarë dhe do të arrijë 38,50 denarë për litër.
Me vendimin e KRE-së për 0,491 denarë për kilogram rritet çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS, i cili tani do të shitet për 28,326 denarë për kilogram.
Si shkak për zvogëlimin e çmimit të derivateve të naftës nga KRE e theksojnë për 1,61 për qind çmimin më të ulët të naftës së papërpunuar në dy javët e kaluara edhe për 0,3 për qind kursit më të lartë të denarit në krahasim me dollarin.