Pasi është ndërmarrë iniciativë për referendum të qytetarëve për ndërtimin ose jo të objekteve fetare, kryetari i komunës do të presë rezultatet e procedurës në fjalë, thuhet në këtë përgjigje të komunës Qendër.
Në sheshin e Shkupit nuk do të ndërtohet asnjë objekt fetar, as kisha as xhamia derisa nuk mbahet referendumi dhe shprehet dëshira e vetë qytetarëve. Kështu janë përgjigjur nga komuna Qendër, pas pyetjes për planin e ri urbanistik.
Në përgjigjen e shkurtër nëpërmjet postës elektronike thuhet se fjalën e fundit do ta thotë kryetari i komunës pas marrjes së rezultateve të referendumit.
Sipas Planit ekzistues detajor urbanistik, në sheshin e qytetit është parashikuar ndërtimi i Kishës Ortodokse.
Pasi është ndërmarrë iniciativë për referendum të qytetarëve për ndërtimin ose jo të objekteve fetare, kryetari i komunës do të presë rezultatet e procedurës në fjalë, thuhet në këtë përgjigje të komunës Qendër.
Ndërkohë lidhur me informacionet e shpërndara në opinion se në projektin për planin e ri urbanistik nuk parashikohet një hapësirë për ndërtimin e xhamisë Burmali, ka reaguar edhe këshilli për ndërtimin e xhamisë, duke kërkuar mbajtjen e premtimit të qeverisë për dhënien e pronës BFI-së me të njëjtat kushte ashtu sic iu dha edhe Kishës Ortodokse.
I kujtoj opinionit se kisha tani më veç posedon atë tokën të cilën ja një herë e nxjerr me vija të kuqe e njëherë me vija të gjelbra, kurse për xhaminë ende ajo praktikisht nuk i është dhënë në posedim Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë. Ne me këtë rast vetëm edhe një herë të potencojmë shpresën edhe vizionin tonë për rindërtimin e Burmali Xhamisë dhe gjithë këto loja që bëhen me planin detal urbanistik do i vishin sikur thënies që ne themi për fëmijët kur fillojnë të ecin dup dup mashalla, dhe besojmë se prej kësaj do të dal xhamia, theksoi Ramadan Ramadani, përfaqësues i Këshillit për ndërtimin e xhamisë.
Ndërkohë, a do të ketë ose jo referendum për ndërtimin e objekteve fetare, nga komuna Qendër njoftojnë se do të dihet gjatë javës në vijim pas vendimit të këshillit të komunës. Nga komuna thonë se Këshilli i komunës Qendër duhet të mbajë një seancë ku do të diskutohet nëse komuna do të shpallë referendum ose do të vendoset që shoqatat joqeveritare të mbledhin 8800 firma ose 20 përqind të numrit të përgjithshëm të qytetarëve të komunës, firma që janë nevojshme për shpalljen e një referendumi. Sipas ligjit, firmat duhet të mblidhen në njësinë rajonale të ministrisë së drejtësisë.
/Melihate Rustemi, Alsat-M/