Zgjedhjet parlamentare në vitin 2008 nuk i përmbushën standardet ndërkombëtare, ndërsa rekomandimet e OSBE/ODIHR duhet të jenë tërësisht të përmbushura, përmenden si vërejtje kryesore në dokumentin e komisionit në Bruksel.
Maqedonia bëri progres të caktuar, por nuk i përmbushi kriteret politike, bëhet e ditur në strategjinë për zgjerim që sot e publikoi Komisioni Evropian.
Zgjedhjet parlamentare në vitin 2008 nuk i përmbushën standardet ndërkombëtare, ndërsa rekomandimet e OSBE/ODIHR duhet të jenë tërësisht të përmbushura, përmenden si vërejtje kryesore në dokumentin e komisionit në Bruksel.
Komisioni ka vërejtje edhe për mungesën e dialogut konstruktiv politik midis partive dhe aktorëve kryesorë politikë, që reflektohet mbi funksionimin e institucioneve politike, por shton se tani janë rritur përpjekjet për forcimin e dialogut politik.
Nevojiten edhe përpjekje plotësuese për përmbushjen e kritereve kryesore për anëtarësim. /Makfax/