E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në miratimin e ligjit për mbrojtje sociale të personave me handikap mori pëlqimin e 7 shoqatave që kontribuojnë për të drejtat e kësaj kategorie të qytetarëve. Edhe ndryshmet e ligjit për punësim u votuan duke u respektuar mendimi i tyre.
Mė shumė mjete pėr personat me handikap










Tre përqindëshi i mjeteve që ndahet nga shuma totale e parave që grumbullohen nga lojërat e fatit për nevojat e personave me handikap të mbetet i njëjtë ose të rritet.

Këtë e kërkuan nga ministri i Punës dhe Politikës Sociale Xhelal Bajrami dhe përfaqësuesit e shoqatave të personave me aftësi të kufizuara pas paralajmërimeve se kjo përqindje që transferohet në llogaritë e tyre do të zvogëlohet me ndryshimet e reja në Ligjin për lojërat e fatit.

Njëkohësisht u kërkua edhe ratifikimi i konventës që parasheh përmirësimin e statusit të këtyre personave në shoqëri në më shumë sfera. Ministri Bajrami u premtoi se do ti shqyrtojë kërkesat por nuk dha afate për realizmin e tyre.

“Nuk mund të premtojmë që nga tani se sa do ti përmbushim kërkesat e tyre gjegjësisht a do e miratojmë konventën por do të bëjmë përpjekje që të miratohet në një kohë më të mirë ekonomike për këtë shtet”, deklaroi ministri Bajrami.

“Ministria na e dha fjalën se ky bashkëpunim edhe në të ardhmen do të jetë i suksesshëm për të mirën e personave me invaliditet dhe këtyre organizatave”, theksoi Dushan Neshevski, kryetar i Këshillit kombëtarë të shoqatave të personave me handikap.

Paraprakisht Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në miratimin e ligjit për mbrojtje sociale të personave me handikap mori pëlqimin e 7 shoqatave që kontribuojnë për të drejtat e kësaj kategorie të qytetarëve. Edhe ndryshmet e ligjit për punësim u votuan duke u respektuar mendimi i tyre.

Meral Ismaili

Publikuar: 31.08.2009 | 23:49
Lexuar: 473 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime