Xhemaili është huazuar nga Torino tek Parma për një sezon, mirëpo me obcion që të nënshkruajë kontratë me Parmën, në vlerë prej 3.5 milion euro, në sezonin e ardhshëm.
Sipas sitit zyrtar të klubit futbollistik Parma, futbollisti shqiptar më pasportë zvicerane, Blerim Xhemaili është përforcimi më i ri i Parmës.
Xhemaili është huazuar nga Torino tek Parma për një sezon, mirëpo me obcion që të nënshkruajë kontratë me Parmën, në vlerë prej 3.5 milion euro, në sezonin e ardhshëm.
Në garë për të marë nënshkrimin e Xhemailit ishin Napoli, Palermo, Lacio dhe Fiorentina. Ndryshe Xhemaili e filloi karrierën në Cyrih , para se lëndimi në gju të ndalojë qëndrimin e plotë te Boltoni në Angli.
Me paraqitjen e mirë në fanellën e Torinosë në vitin 2008, tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave evropiane, mirëpo në fund ishte Parma, e cila e bind të vesh fanellën e saj.