E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Drejtori Safet Emruli sqaroi se Maqedonia ka marrë shumë çmime. Ai u bëri thirrje gjithë shpikësve nga Maqedonia që të ndjekin panairet e vendit dhe ndërkombëtare për shkak se në këtë mënyrë puna e tyre do të vlersohet edhe më shumë.
Ide-Shpikje-Prodhime tė reja



Entit shtetëror për pronësi industriale të Maqedonisë mori pjesë në panairin ndërkombëtar të shpikjeve, IENA 2008, i cili u mbajt prej 30 tetor deri më 2 nëntor në Nirnberg të Gjermanisë. Drejtori Safet Emruli sqaroi se Maqedonia ka marrë shumë çmime. Ai u bëri thirrje gjithë shpikësve nga Maqedonia që të ndjekin panairet e vendit dhe ndërkombëtare për shkak se në këtë mënyrë puna e tyre do të vlersohet edhe më shumë.

Drejtori i Entit shtetëror për pronësi industriale sqaroi se juria profesionale ndërkombëtare shpërbleu: Çmim i artë për shpikësin D-r Liljana Simjanovska për shpikjen “Inkubator për kultivim qelizor me ajër të jonizuar.”, çmim i artë për shpikësit Ivan Popoviq dhe Vangjel Dimanovski pës shpikjen “1000 VAT 1 OM audio përforcues të fuqisë me performansa të larta”, çmimi i argjendtë për shpikësin Kolja Asenov për shpikjen “Pajisje për mbledjen e helmit të bletave.”, çmim bronzë për shpikësin D-r Stojan Vellkovski per shpikjen “Rrjeti kosmiks ”

Gjithashtu në këtë panair janë ndarë edhe shpërblime speciale si MEDALJE E ARTË me diplomë nga Federata ndërkombëtare e shoqatave të shpikësve (IFIA) për kontribut të veçantë në shkencë, shpikësit D-r Liljana Simjanovska per shpikjen “inkubator për kultivim qelizor me ajër të jonizuar.”, KUPË E ARTË me diplomë nga asociacioni nderkombetar rus pë bashkëpunim shkencoro teknik shpikësit D-r Liljana Simjanovska per shpikjen “inkubator për kultivim qelizor me ajër të jonizuar.”

MEDALJE ARGJENDI me diplomë nga shoqata e shpikësve të Polonisë shpikësit Vele Nellkovski për shpikjen “elemente ndërtimore për ndërtim të shpejtë”, shperblim special nga shoqata per promovim te shpikjeve te Koresë (KIPA) shpikesve Ivan Popoviq dhe Vangjel Dimanovski pës shpikjen “1000 VAT 1 OM AUDIO përforcues të fuqisë me performansa të larta .”, ARKË E ARTË nga shoqata e shpikësve të Kroacisë, shpikësve Ivan Popoviq dhe Vangjel Dimanovski pës hpikjen “1000 VAT 1 OM audio përforcues të fuqisë me performansa të larta .”, MEDALJE E ARTE me diplomë nga Ministria per shkence dhe tregti e Federates Ruse, shpikësit D-r Stojan Vellkovski per shpikjen “Rrjeti kosmik s ” KUPË nga Instituti turk per patente, shpikësit Kolja Asenov per shpikjen “Pajisje për mbledjen e helmit të bletave.”




Publikuar: 05.11.2008 | 02:44
Lexuar: 1142 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime