E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ende zgjat regjistrimi i fëmijëve të cilët, sipas Ligjit, duhet të fillojnë në klasën e parë nëse deri në vitin 2009 i kanë mbushur gjashtë vjet.
Fillon viti i ri shkollor 2009/2010








Për rreth 320 mijë nxënës, prej të cilëve 225 mijë filloristë dhe 95 mijë të shkollave të mesme sot fillon viti i ri shkollor 2009/2010. Për herë të parë në bankat shkollore do të ulen 20.986 nxënës të klasës së parë, të regjistruar në arsimin fillor nëntëvjeçar.

Ende zgjat regjistrimi i fëmijëve të cilët, sipas Ligjit, duhet të fillojnë në klasën e parë nëse deri në vitin 2009 i kanë mbushur gjashtë vjet.

Shkollat e mesme publike të cilat kanë vende të lira ende regjistrojnë nxënës në vitin e parë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, prej 27.160 nxënësve të cilët në vitin 2008/2009 kanë përfunduar tetëvjeçaren, në vitin e parë të shkollave të mesme publike deri tani janë regjistruar 23.385 nxënës.

Prej tyre, 16.933 nxënës janë në arsim në gjuhën maqedonase, 5.948 janë për mësim në gjuhën shqipe, 322 për gjuhë turke dhe 182 janë përsëritës. Në gjimnaz janë regjistruar 8.692, kurse për arsim profesional janë regjistruar 14.693 nxënës.

Prej 23.385 nxënësve të regjistruar në shkolla të mesme nuk numërohen nxënësit e tretë paraleleve shtesë në gjuhën shqipe të drejtimit të medicinës në Shkup. Në vijim është regjistrimi i tyre dhe marrëveshja se kush prej tyre do të mësojë në shkollën e mjekësisë "Pançe Karagjozov", dhe kush në objektin e ri në gjimnazin "Zef Lush Marku" në lagjen Butel.

Mbi dyqind semimaturantë shkollën e mesme do ta vazhdojnë në shkollat e mesme private. Prindëriit të cilët nuk do ta regjistrojnë fëmijën në shkolla të mesme në pajtim me Ligjin do të paguajnë dënim prej 1.000 euro, për shkak se shkolla e mesme është e obligueshme nga viti i kaluar.

Risi në vitin shkollor 2009/2010 janë librat falas për të gjithë nxënësit në shkollat e mesme dhe fillore. Pjesa më e madhe tyre janë shpërndarë nëpër shkolla dhe në komunat e Maqedonisë.

Deri në vitin e ardhshëm në shkollat fillore do të shtyhet mësimi besimi fetar. Pas heqjes së lëndës së mësim besimit fetar nga Gjykata Kushtetuese, koncepti për mësim besim do të jetë i modifikuar në lëndë të re, etika e religjionit.

Publikuar: 01.09.2009 | 03:03
Lexuar: 612 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime