Sfera e kriminalitetit permban gjithecka, qe nga prostitucioni, vjedhjet, shitja e lendeve narkotike dhe deri ne krime me pagese. Mjere kush bie ne shenjesteren e qenjeve te quajtura njerez. Nen hunden e organeve kompetente luhen keto skena kinematografike
te cilet preferojne te bejne nje sy qorr e nje vesh shurdhe.
Nga
Lorena Stroka
Nje qytet mekatar mbreteron ne zemer te Athines. Qe nga Gazohori dhe deri Qipsel dyqane dhe magazina te ndryshme, jane dorrezuar ne duart e keqberesve, te cilet nuk ngurojne te lyejne duart me gjak, cdo dite per te mbushur xhepat e tyre.
Sfera e kriminalitetit permban gjithecka, qe nga prostitucioni, vjedhjet, shitja e lendeve narkotike dhe deri ne krime me pagese. Mjere kush bie ne shenjesteren e qenjeve te quajtura njerez. Nen hunden e organeve kompetente luhen keto skena kinematografike
te cilet preferojne te bejne nje sy qorr e nje vesh shurdhe.
Me frike ne zemer qarkullojne akoma dhe banuesit e lagjeve perreth qendres se Athines, te moshuarit dhe femrat perbejne rrezikun me te madh, pasi jane ata te cilet ndiqen me mani te jashtezakonshme nga keqberesit.
Vendasit jane katandisur ta konsiderojne veten si te huaj brenda shtepise se tyre.
Eshte per te ardhur keq fakti qe cdo dite degjojme per vrasje dhe presje te ndryshme qe ndodhin ne qender te Athines. Motivet? Ehhhh gjithecka permban menuja e tyre, ska gje qe tju kete shkuar ndermend dhe mos ta kene bere!!! Nen hijen e Akropolit dhe ne zemer te qendrave tregtare, eshte strehuar nje qytet i piste i cili e ka shitur shpirtin ne djall.
Ku te shkosh e cte besh?! Ne qender te Athines scan dot fare rruget jane te zena nga te pastrehet, prostitutat, narkomanet dhe mikro-shitesit te cilet mundohen te nxjerrin buken e gojes ne folene e gjarprit. Policia ka ngritur duart larte, sdi nga ta kap e ta leshoj kete realitet te shemtuar.
Cdo dite portat e komisariateve te policise i kalojne nga 50-100 persona te dyshimte, pjesa e derrmuese e te cileve del shpejt dhe rikthehet ne vendin e krimit.
Mafjozet jan aq te organizuar sa qe eshte shume e veshtire te bien ne gracke
Detyrat i kane te ndara. Pakistanezet, Somalezet, Indianet dhe Afrikanet kane marre persiper vjedhjet dhe shitjen e lendeve narkotike, ndersa cubat greke, shqiptare, ruse dhe Italiane drejtojne timonin e mekanizmit te seksit me pagese.
Si reagojne banoret e zonave te shenjesteruara nga kriminelet dhe parazitet e shek XXI? Thjesht ikin, braktisin pasurite e tyre per te shpetuar koken. Do thoni me vete pse ndodhin te gjitha keto? Sepse te gjithe llumrat e shteteve ballkanike jane mbledhur KETU, dhe luajne rolin e PSEUDO-CUBAVE te rradhes. Deri dje skishin ngopur as barkun me buke, thembrat e kembeve i kane akoma te gjakosura nga gjembat
Le te shpresojme se deri diku do te shohim ndonje normalizim te situates aktuale KAOTIKE.