E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nafta sot u lirua për më shumë se tre për qind dhe arriti vlerë prej diçka më shumë se 68 dollarë për barel, pas shtrenjtimit të djeshëm, pasi fitorja e kandidatit demokrat Barak Obama në zgjedhjet presidenciale në SHBA kontribuoi për përforcimin e dollarit.
Edhe nafta u lirua , pas fitores sė Obamas


Shtrenjtimi i djeshëm i naftës ndodhi para së gjithash për shkak të dobësimit të dollarit, i cili megjithatë sot u forcua krahasuar me euron dhe me shumicën e valutave të huaja.

Çmimi i naftës u zvogëlua edhe në bursën e Londrës, ku në tregtimin herët paradite kushtonte 64,28 dollarë për barel ose 2,16 dollarë më pak se krahasuar me vlerën e mbrëmshme.

Përforcimi i sotëm i dollarit, që është valutë për llogaritjen e të gjitha transaksioneve me naftë në bursat ndërkombëtare, do të thotë se kotimet e lëndës së parë kryesore energjetike janë më të shtrenjta për të gjithë të cilët e blejnë valutën amerikane, dhe prej aty edhe presioni i tregut për zvogëlimin e çmimeve të naftës, sqarojnë ekspertët e bursës.

Vlerat e bursave të naftës janë më shumë se dyfish më të vogla nga 11 korriku, kur një barel naftë arriti vlerë prej 147.27 dollarë, ndërsa në katër muajit e kaluara është shënuar edhe zvogëlim i dërgesës së këtij energjensi për shkak të ngecjes së ekonomisë globale

Publikuar: 05.11.2008 | 07:44
Lexuar: 402 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime