E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hasna Xhukiçi është nga Fieri, ku ende jeton familja e saj e madhe, e cila është e para në listën e saj të prioriteteve. Familja i ka dhuruar atë që askund tjetër nuk mund ta gjente, harmoninë dhe kujtimet e mrekullueshme, që do ta ndjekin gjithmonë pas.
Hasna: Stėrgjyshi... nga Maqedoni...kjo ėshtė origjina ime...











Është 1.76 cm e gjatë, ka sy të kaltër shumë të bukur dhe nuk është aspak çudi që aktualisht renditet ndër dhjetë më të mirat e këtij edicioni të konkursit më prestigjioz të bukurisë në botë, “Miss Universe”. Hasna Xhukiçi është nga Fieri, ku ende jeton familja e saj e madhe, e cila është e para në listën e saj të prioriteteve. Familja i ka dhuruar atë që askund tjetër nuk mund ta gjente, harmoninë dhe kujtimet e mrekullueshme, që do ta ndjekin gjithmonë pas.

Hasna studion për Infermieri në Tiranë, por pasioni i vërtetë është moda. I pëlqen të sfilojë, por pranon se përpara aparatit fotografik përjeton ndjesi krejt të veçanta. Bukuroshja që mori pjesë vitin e kaluar në “Supermodel of Albania”, tashmë përfaqëson vendin tonë në një eveniment luksoz, që mban firmën e Donald Trampit.

Hasna, sapo ke mbërritur në Nju Jork... Si të duket ai që cilësohet si kryeqyteti jo vetëm i USA-s por dhe i gjithë botës?

Hasna Xhukiçi


Sapo kam mbërritur dhe ndihem shumë mirë këtu... Është hera e parë që unë udhëtoj jashë Shqipërsisë. Nju Jorku më ka lënë përshtypje shumë të bukura. Është një qytet i madh dhe shumë i veçantë, të paktën për mua. Ka plot gjëra të bukura për të parë, nuk të lodhen asnjëherë sytë. Është i mrekullueshëm!

Një modele në Nju Jork... Me sa dimë, Nju Jork është edhe kryeqyteti i modës. Shpreson që një ditë aty të ndërtosh një karrierë si modele?

“Një modele në Nju Jork”... Uhmmm... tingëllon shumë bukur! Është një ëndërr që besoj se mund ta ketë çdo vajzë që merret me modën. Të ardhmes nuk i dihet asnjëherë, por uroj që të jetë kështu...

Ndihmesë të madhe ke Fadil Berishën, njeriun që duhet falenderuar për të gjitha përpjekjet pa asnjë lloj përfitimi që ka bërë për t`i ndihmuar modelet shqiptare të ecin përpara... Personalisht, si e njihni Fadilin?

Hasna Xhukiçi


- Unë kam qenë finaliste e “Supermodel Of Albania” dhe atje jam takuar për herë të parë me Fadilin. Siç thatë dhe juve, më ka ndihmuar pa asnjë interes, siç ka bërë me të gjithë shqiptarët që kanë pasur nevojë për të. Ai po kujdeset për mua këtu në Nju Jork dhe për këtë e falenderoj nga zemra.
-
Ka shumë vajza të bukura dhe jo të gjitha e kanë fatin të shkojnë në Miss Universe... Si ndihesh që ti përfaqëson Shqipërinë në këtë eveniment?

- Në radhë të parë ndihem shumë me fat që jam unë vajza që përfaqësoj Shqipërinë, por nga ana tjetër kam dhe shumë përgjegjësi mbi vete, sepse përfaqësoj një shtet, kulturën e tij, njerëzit dhe gjithçka tjetër të vendit tim. Kjo është ajo që unë do përfaqësoj dhe shpresoj ta bëj denjësisht, duke i treguar botës se Shqipëria vlen!
-
Sipas simpatizantëve të aktivitetit, ti renditesh ndër 10 femrat më të bukura të këtij viti... A ka shance Shqipëria të fitojë ndonjë çmim këtë vit?

Hasna Xhukiçi


- Unë dua të bëjë më të mirën në këtë kompeticion. Po e ushqej veten me energji pozitive, duke menduar se asgjë nuk është e pamundur. Do jap më të mirën time atje dhe çdo gjë tjetër ngelet në dorë të jurisë. Asgjë nuk është e pamundur, thjesht pak e vështirë.
-
“Miss Universe 2009” zhvillohet kësaj radhe në Bahamas dhe Hasna Xhukiçi do të çojë pak Shqipëri aty... Ndoshta ka ardhur koha që Shqipëria të mos mjaftohet thjesht me pjesëmarrje, por pse jo të pretendojë çmime?

- Shqiperia është një vend nga ku kanë dalë shumë artistë të mirënjohur dhe të vlerësuar në të gjithë botën. Shumica e tyre janë vlerësuar për zërin, si këngëtarë, të tjerë si balerinë, si aktorë etj... Përse jo, tashmë të njihet dhe të vlerësohet edhe në fushen e modës?
- Shumë pak gjëra dimë për ty, ngaqë sapo ke hyrë në botën e shoubiznesit... Je 1.76 cm e gjatë, me origjinë nga Fieri.... Çfarë mund të themi tjetër rreth teje?

- Unë jam nga Fieri dhe aktualisht jetoj atje. Kam një familje shumë të madhe dhe jam shumë e lumtur për këtë, sepse asnjëherë nuk bie në monotoni. Gjithashtu vazhdoj studimet në Universitetin e Tiranës, për Infermieri dhe sapo kam mbaruar vitin e tretë. Kam dhe dy vjetë për të përfunduar studimet dhe shpresoj ta mbaroj me rezultate të mira shkollën.
-

Hasna Xhukiçi


Xhukiçi nuk duket si një mbiemër shqiptar, por si mbiemër i Diasporës... Ke ndonjë lidhje larg e larg?

- Në fakt, po! Stërgjyshi i babit tim ka lindur në Maqedoni, bëhet fjalë për vitet `20 dhe këtë mbiemër e ka trashëguar gjyshi im brez pas brezi. Kjo është origjina ime...
-
Tashmë po merresh me diçka gjigande si “Miss Universe”... Po përpara kësaj, me çfarë je marrë tjetër, brenda botës së modelingut, sigurisht? Cilat janë eksperiencat e tua?

- Nuk kam shumë kohë që i jam futur rrugës së modës. Vitin e kaluar kam marrë pjesë siç ceka dhe më sipër, në “Supermodel Of Albania”, ku kam qenë një nga finalistet. Më vonë jam marrë me aktivitet e pakta që organizohen në Shqipëri, përsa i përket modës. “Miss Universe” dhe pjesëmarrja ime këtu është vërtet diçka gjigande dhe si të tillë e vlerësoj, duke lënë vend dhe jurisë që ta vlerësojë Shqipërinë si diçka gjigande që është.
-
Pjesëmarrjen në “Miss Universe” e sheh si një trampolinë për të arritur më larg apo thjesht si një eksperiencë të bukur të momentit?

- Pjesëmarrja ime në “Miss Universe” ka shumë rëndësi për mua, pasi gjithmonë e kam dashur këtë gjë: të merrem me modën. Mund të them se këto janë hapat e mi të parë dhe më të rëndësishmit për t`u futur në botën e modës. Deri tani kam hedhur hapa të sigurtë dhe kështu do vazhdoj të bëjë.
-
Personalisht, si do ta rendisje bukurinë e femrës shqiptare krahasuar me bukuritë nëpër botë?

Hasna Xhukiçi


- Shqipëria si çdo vend tjetër ka bukuritë e saja, që për mua janë të pazëvendësueshme. Vendet e tjera gjithashtu kanë gjërat e tyre të bukur, sepse çdo vend është unik dhe i bukur, në mënyrën e tij. Megjithatë, për mua Shqipëria mbetet më e mira!
-
Eralda Hitaj apo Zana Krasniqi kanë kapur në USA kontrata marramendëse dhe prestigjioze... E shpreson këtë edhe për veten një ditë?

- Nuk e përjashtoj mundësinë! Me vullnet të mirë, vlerësim për punën time dhe besim maksimal në vetvete, çdo gjë është e mundur.
-
Shpeshherë bukuroshet shqiptare kanë eksperienca të lezetshme si miss-e lagjesh, apo pallatesh... Kjo për të thënë se që në vegjëli, kanë dalluar për bukurinë e tyre. Ka ndodhur kështu dhe me ty?

- Në fakt, jo sepse kur kam qenë e vogël, kam qenë më shumë djalë çamarok se sa vajzë. Duke u rritur, kam kuptuar se moda dhe konkurset e bukurisë më tërheqin. Sidomos duke provuar në kompeticione të rëndësishme, jam ndërgjegjësuar akoma më tepër për këtë pasion timin.
-
Ti je e apasionuar pas veshjeve apo më tepër pas aparatit fotografik? Ndihesh më mirë si modele pasarelash apo si fotomodele?

- Nuk mund të them se jam shumë e apasionuar pas veshjeve. Vesh diçka që më bën të ndihem mirë dhe të dukem bukur, por nuk jam e fiksuar pas rrobave... Para aparatit fotografik, ndihem ndryshe. Më pëlqen shumë të fotografohem, pasi nxjerr në pah dhe brendësine time. Unë ndihem mirë në të dyja rastet, edhe në pasarelë kështu që alternimi i të dyjave, do të ishte perfekt.
-

Hasna Xhukiçi


Thonë se një modele nuk duhet të jetë medoemos e bukur sa një miss... Në fakt, te ty çfarë kanë pëlqyer bashkëpuntorët?

- Për të qenë modele duhet të kesh diçka të veçantë nga të tjerat, që ndoshta nuk është e thënë të jetë medoemos diçka e bukur, ndërsa kur je miss, duhet të jesh sa më femërore dhe disi më e brishte se ç`mund të jetë një modele. Atë çfarë kanë parë bashkëpuntorët tek unë nuk mund t`ua them me siguri, por besoj se ka qenë dëshira dhe vullneti im i mirë për këtë punë.
-
Cila pjesë e trupit tënd të pëlqen më tepër dhe cilën pjesë do kishe dashur ta ndryshoje?
- Unë e pëlqej veten thjesht kështu siç më ka krijuar Zoti dhe nuk ka asnjë gjë të cilën do doja ta ndryshoja.
-
Kirurgjia plastike është tabu` për ty, apo je dakord për ndërhyrjet estetike atëherë kur lind nevoja?

- Nuk është aspak një tabu`, është diçka e nevojshme në momentin që ke diçka të papërshtashme apo që ka nevojë për kirurgjinë plastike.
-
Puna e një modeleje duket më tepër si argëtim, se sa si punë.... Në fakt, lodhesh kur je modele apo është një punë aq e thjeshtë sa mund të duket nga jashtë?

Hasna Xhukiçi


- Nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket, ka shumë gjëra të lodhshme, por kur në fund çdo gjë vete siç duhet, harrohet lodhja e kaluar dhe kthehet në argëtim, gjithmonë pas përfundimit të detyrës së përcaktuar.
-
Të jesh modele do të thotë t`i mohosh vetes ushqime të preferuara por që bëjnë keq për linjat?

- Të jesh modele do të thotë të jesh shumë e kujdesshme në ushqimin që konsumon, duke mos lejuar të kthehet në diçka të papërshtatshme për trupin.
-
Kur je modele, do të thotë se e ke më të lehtë me dashurinë dhe me djemtë?

- Kjo gjë s`ka lidhje fare me djemtë! Ndoshta mund të jesh më tepër në qendër të vëmendjes së tyre, por për mua personalisht, të jesh modele nuk ndikon në zgjedhjen e djemëve.
-
Thonë se femrat fusin dhe djallin në shishe... Imagjino kur janë të bukura!

- Kur janë të bukura harrojnë t`i vënë tapën shishes dhe djalli del... Një femër e vërtetë është ajo që bukuria thjesht e plotëson dhe atëherë po që e fut djallin në shishe dhe ai nuk del dot më (qesh).
-
Një femër e bukur mund të zgjedhë kë të dëshirojë... Ti, cilit nga këta meshkuj do t`i jepje një shanc: a. një djali të pasur, b. dikujt që ka studiuar në Oksford apo c. djalit që ke në lagje, që s`ka para, as një shkollë të mirë por ti e njeh shumë mirë dhe ai ka një zemër të mirë?

- Unë do t`i jepja një shanc dikujt që do më përshtatej mua, dikujt prej të cilit të mos të më duhej të dilja nga vetja, dikujt që ka aromë njeriu.
-
Cili është kujtimi më i bukur që ruan nga fëmijëria?

- Në fëmijërinë time kam qenë shumë çamarroke, kështu që kam kaluar plot gjëra të bukura... Kujtimi më i bukur është vetë fëmijëria, jo diçka konkrete! Gjithçka kam kaluar me të afërmit e mi, të cilët i dua shumë dhe për mua janë në vend të parë.
-
Po ëndrra më e madhe që pret të të realizohet në të ardhmen, cila është?

- Kam shumë ëndrra, por ajo që dëshiroj është të bëhem dikushi, sepse dua që familja ime të ndihet krenare për mua dhe unë gjithashtu për veten. Më pëlqen të punon, të investoj dhe më vonë, të shijojë frytet e punës sime!

Intervistoi: Gentian Minga

Publikuar: 01.09.2009 | 14:54
Lexuar: 1781 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
banush (17/01/2010 19:40:30) shume e bukur je

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime