E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Turistë të shumtë vijnë dhe dalin nga Muzeu Historik Kombëtar çdo ditë. "Të shumta janë grupet turistike të shtetasve italianë, francezë dhe gjermanë, të organizuar disa-ditorë, por ka edhe një fluks të madh për muajt e verës 2009, të turizmit familjar", është shprehur një prej punonjësve të këtij Muzeu.
Vizitorė












-Reportazh -

"Të parat njohuri që mësuam për Shqipërinë, nuk ishin nga interneti, por një guidë turistike e publikuar në Angli në 2006-ën, të cilën e gjetëm teksa kërkonim në libraritë e San Françisko-s. Ajo ishte një guidë turistike e një autori britanik, i cili jeton prej vitesh në këtë vend", Benjamini dhe Maria, një çift turistësh amerikanë, të cilët i gjetëm duke vizituar Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë.

Turistë të shumtë vijnë dhe dalin nga Muzeu Historik Kombëtar çdo ditë. "Të shumta janë grupet turistike të shtetasve italianë, francezë dhe gjermanë, të organizuar disa-ditorë, por ka edhe një fluks të madh për muajt e verës 2009, të turizmit familjar", është shprehur një prej punonjësve të këtij Muzeu.

Shifra e bërë publike nga MTKRS-ve, flet për më se 30 mijë vizitorë përgjatë periudhës janar-korrik 2009, ndërsa sipas drejtorit të këti institucioni, Kasem Biçoku, "numri i vizitorëve është rritur në masën 40 % në krahasim me një vit më parë".

"Më pas në aeroport do të gjenim një hartë të Shqipërisë, ku edhe na priste mikpritësja jonë këtu, Nevila Çomo, e cila do na shoqëronte përgjatë tre ditëve të tjera në Krujë, Berat, Vlorë, Orikum... Ajo që na mahniti më shumë është bregdeti juaj.

Ai po, që ja vlente, sidomos pjesa pas qytetit të Vlorës, por edhe kalaja e Petrelës dhe Kruja", - vijon Benjamin, punonjës i administratës së Universitetit të Kalifornisë.

Shqiptari duke pire duhan


Maria, ndërsa kalon pranë statujës së "Kokës së Zeusit", e rikthyer në Shqipëri pas 18 vitesh, përpiqet të kuptojë tabelat shpjeguese, të cilat qenë shkruar vetëm në shqip... "Çfarë 18?", - pyet ajo. Nevila përpiqet t'ua shpjegojë mbishkrimet e shkruara në shqip, në gjuhën angleze. "Na bënë përshtypje bunkerët, që sapo dolëm nga aeroporti", shton Maria, duke marrë edhe miratimin me kokë të Benjaminit.

"Ndërsa në Tiranë, por edhe në qytetet bregdetare, diçka që na bëri përshtypje qenë tabelat dhe emrat e dyqaneve të shkruara apo me influencë italiane", përgjigjet Maria, turiste prej tre ditësh në Shqipëri, punonjëse e administratës publike në San Françisko.

Ndërsa Maria dhe Benjamini vijojnë "të hutohen" me mozaikun me "Portretin e Gruas" të shekullit të IV-të p.e.s., rikthehemi pranë recepsionit ku pranë një tavoline, ndodhet një libër i kuq. Veçse kuriozët me siguri "e dinë" se ai ditar me kapak të zhgarravitur dhe disa faqe të grisura, është "Libri i Përshtypjeve".

"Më vjen keq që nuk më treguan dhe nuk pashë asgjë nga periudha e regjimit komunist", shkruan Daniele nga Italia, shënim, i cili mban datën 20 gusht 2009.

Perendia Priap midis dy nimfave, Periudha Romake


"Kati i fundit duket i mrekullueshëm, por nuk kuptova asnjë fjalë nga gjuha shqipe", ka lënë përshtypjen e tij, Pen nga Anglia, i cili përmes një ironie, ka nxjerrë një fakt të vërtetë. Po ashtu edhe Maria Lei. Ndërsa një grup shqiptarësh në mërgim, janë ankuar për "informacionin e pakët dhe mungesën e ajrit të kondicionuar brenda mjediseve të Muzeut".

Drejtori i këtij institucioni, Kasem Biçoku, tha për ATSH-në se "janë të drejta disa nga ankesat e vizitorëve. Të gjitha shpjegimet datojnë që nga viti 1981, ndërsa tekstet e reja janë bërë gati dhe pritet të vendosen në muajin shtator 2009, ku do të pasurohen, si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në atë angleze.

Nga katër tekste që kanë qenë (për Pavionin e Lashtësisë, Mesjetës, Rilindjes dhe Krijimit të Shtetit) do të bëhen 11 të tilla, si dhe priten të pajisen edhe me sisteme video për Pavione të veçantë".

"Për sa i përket mungesës së ajrit të kondicionuar brenda mjediseve, ai mund të ndikojë në objektet me vlera të veçanta që ruhen në këtë Muze. Kjo mund të bëhet vetëm pasi të kryen investime serioze, në konservimin dhe ruajtjen e tyre", tha Biçoku.

Muzeu Historik Kombëtar numëron 4750 objekte, dëshmi të kulturës kombëtare. Ai u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeal më i madh në Shqipëri.

Godina e MHK-së është një nga veprat më të rëndësishme arkitektonike të Tiranës. Ajo zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2, me sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 m2 dhe një vëllim të përgjithshëm prej 81.000 m3.

Arke me dekorim gjeometrik, shek VI p.e.s.


Muzeu Historik Kombëtar ka aktualisht tetë pavione. Pavioni i Lashtësisë, është pavioni më i rëndësishëm dhe nga më të pasurit me objekte, me afro 400 objekte të tilla.

Pavioni i Mesjetës ka dy salla, ku vizitorët kanë mundësi të njihen krahas zhvillimit ekonomik dhe social, me atë politik e kulturor të shqiptarëve. Pavioni i Rilindjes jep një pasqyrë të plotë të zhvillimit ekonomik, politik e kulturor të Shqipërisë nga fillimi i shekullit XIX-të, deri në prag të Shpalljes së Pavarësisë. Ky Pavion, çelet me veprimtarinë e Qeverisë Kombëtare të Vlorës dhe organizimin e shtetit të pavarur shqiptar.

Më tej, Pavioni i Ikonografisë ka të ekspozuar një koleksion prej 65 ikonash të shekujve XIV - XIX-të. Në Pavionin e Etnokulturës paraqiten kostume tradicionale shqiptare të krahinave të ndryshme të Shqipërisë, që i përkasin shekujve XIX- XX-të.

Në Pavionin e Luftës Antifashiste paraqiten ngjarjet që nga Lufta e Vlorës (1920), duke vijuar më pas me ngjarjet e viteve '20-'30. I fundmi, Pavioni i Genocidit Komunist, i çelur në vitin 1996, ndodhet në rikonstruksion
Deizis, shekulli XVII
Shqiptari

Publikuar: 02.09.2009 | 15:14
Lexuar: 1859 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime