E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

‘Këtë e vërejta në mëngjes kur erdha në punë në orën 7 e 20 minuta. Më pas kuptova se Adil Gazaferi me kryetarin e komunës Ramiz Merko kaluan këtu më orën 19 dhe nuk ndodhi asgjë. Edhe më vonë nuk kishte asgjë. Në mëngjes kur erdha në punë pash dhe rastin e lajmërova në myfti. Ai tha se rastin do ta denoncojë në polici.
Vandalizohen varrezat myslimane nė Strugė









Varrezat myslimane në Strugë mbrëmë vonë ishin në shënjestër të vandalëve. Persona të panjohur demoluan tri tyrbe ku ishin të varrosur personalitete të shquara shpirtërore dhe ku qytetarët vinin të ndeznin qirinj për ndonjë hall apo për të kërkuar shëndet.

Janë demoluar edhe disa pllaka përkujtimore. Shkaku për këtë ngjarje të pahijshme ende nuk dihet, thotë Abdulla Pashoski i ngarkuar për mirëmbajtjen e varrezave myslimane.

‘Këtë e vërejta në mëngjes kur erdha në punë në orën 7 e 20 minuta. Më pas kuptova se Adil Gazaferi me kryetarin e komunës Ramiz Merko kaluan këtu më orën 19 dhe nuk ndodhi asgjë. Edhe më vonë nuk kishte asgjë. Në mëngjes kur erdha në punë pash dhe rastin e lajmërova në myfti. Ai tha se rastin do ta denoncojë në polici.

Erdhën, panë ... tre objektet janë të demoluara, ku ndizen qirinj dhe ku njerëzit kërkojnë shërim për ndonjë të sëmurë.‘, rrëfen Abdulla Pashoski, rojtar i varrezave.
Për ngjarjen e këtillë janë të revoltuar edhe në Bashkësinë Fetare Islame në Strugë.Ajo këkron nga organet e rendit që të punojnë për ndriçimin e plotë të këtij akti të shëmtuar.

Nga policia thonë se në mëngjes kanë kryer kontrollin dhe se kanë ndërmarrë masa plotësuese për ndriçimin e rastit. Dyshohen disa persona, por hetimi më tej do të konfirmoj numrin e personave për të cilët do të ngriten kallëzime penale.

Publikuar: 02.09.2009 | 15:47
Lexuar: 1016 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
LEONORA (18/07/2010 17:50:22) ju lutem me dergoni nji email te kontaktoj me ndonji hixhe desha ta pyes per dic ne lidhje me fen
besimtari (17/08/2010 19:14:33) dietar@hotmail.com
besimtari (17/08/2010 19:26:27) sherim kerkoet vetem prej allahut jo prej varrezave, kush u lutet varreve ka ber shirk (shok allahut) allahu nuk ka shok eshte i vetmi,mir ua kan ber qe i kan prish varret. ibrahimi a.s.ka shku ke baba vet i ka thyer putat, baben e ka pas qafir, i ka then adhuroe vetem allahun, kerko sherim vetem prej allahut jo prej putave. Allahu i udhezoft ato njerz te humbur ne rrugen e drejt amin. Ai njeri e i ben shok allahut, allahu nuk e fal asnjer, nuk ka pendim per at person. selam alejkum

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime