E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tiranë – Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje për katër vitet e ardhshme.
Marrėveshja Berisha-Meta, ja ministritė qė merr LSI-ja










Gjatë fjalës së rastit, kryeministri Sali Berisha tha se koalicioni do të angazhohet në një sërë reformash të mëdha, ku ka theksuar reformën zgjedhore, që sipas Berishës nuk do të jetë një reformë që dënon partitë. Gjithashtu kryeministri Berisha, tha se brenda këtij mandati, qytetarët shqiptarë do të lëvizin pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian.

Në bazë të marrëveshjes, kryetari i LSI-së, do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm. Gjithashtu, LSI-ja do të ketë edhe postin e ministrit të Ekonomisë, Energjisë dhe Minierave si dhe postin e ministrit të Shëndetësisë. Ndërkohë, LSI-ja do të ketë edhe postin e nënkryetarit të Parlamentit të Shqipërisë.

Ndërkohë, LSI-ja do të ketë postin e nënkryetarit të Parlamentit të Shqipërisë. Ndërsa Meta tha se kjo është një marrëveshje që do t’iu shërbejë të gjithë shqiptarëve. “Është një marrëveshje që do të ketë reforma të mëdha. Kjo marrëveshje nuk do të cenojë statusin e nënpunësit civil”, theksoi Meta, duke shtuar se nuk është në moralin e LSI-së, për të larguar persona nga puna. Ai ka deklaruar se do të hapen mbi 100 mijë vende të reja pune gjatë këtij mandati qeverisës.

“Ky koalicion ka themele të sigurta të cilat burojnë nga parime të shëndetshme, mbi të cilat ai është ndërtuar. Do të jetë një koalicion fitues në zgjedhjet e ardhshme vendore, sepse kjo është edhe një garanci për të përmbyllur këtë mandat katërvjeçar”, tha gjithashtu Meta. /start/

Publikuar: 02.09.2009 | 11:37
Lexuar: 394 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime