Dita e premte do të jetë dita D, për dy liderët ku do të sqarohen pozicionet e të dyja palëve. Marrëveshja duhet të përmbajë afatet ku do të realizohen çështjet të cilat janë në tryezën e bisedimeve për tre muajt e fundit mes VMRO-DPMNE- së dhe BDI-së
NDËRKOMBËTARËT INKURAJOJNË
Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti dhe nga ai i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski që të arrijë marrëveshje politike rreth të gjitha çështjeve të hapura.
Dita e premte do të jetë dita D për dy liderët ku do të sqarohen pozicionet e të dyja palëve. Marrëveshja duhet të përmbajë afatet ku do të realizohen çështjet të cilat janë në tryezën e bisedimeve për tre muajt e fundit mes VMRO-DPMNE- së dhe BDI-së.
Një marrëveshje e tillë është ende e pasigurt, mirëpo burime të gazetës sonë sqarojnë se të dyja palët janë shprehur se nuk ka asnjë temë tabu dhe se janë të intresuar që diaogu të këtë patjetër sukses.
Kërkohet shpagim
Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga BDI-ja si shpagim, kthimin në Parlament, por ka reaguar BDI-ja duke thënë se kur të realizohen pikat për të cilat është duke biseduar nuk përjshtohet ky opsion. Sipas tyre, Parlamenti i Maqedonisë nuk mund të funksionojë siç kërkon bashkësia ndërkombëtare pa deputetët e kësaj partie.
Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski do të takohen të premten, për të katërtën herë me radhë. Dialogu politik është duke vazhduar, mirëpo ndërkombëtarët kërkojnë që çështjet e hapura ndërmjet qeverisë dhe BDI-së të përmbyllen sa më shpejt. Takimi ndërmjet dy liderëve nuk është i konfirmuar zyrtarisht nga asnjëra palë, por burime të FAKTI-t marrin vesh se ky takim realizohet me iniciative të ndërkombëtarëve.
Takimet e grupeve punuese të të dyja palëve kanë lëvizur gjërat, mirëpo për shumë çështje nuk është arritur pajtueshmëri. Grupet punuese të këtyre partive kanë zhvilluar takimin e fundit të mërkurën.
Fuere optimist
Sipas BDI-së, VMRO-DPMNE-ja është pajtuar për rikomponimin e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike. Ajo po ashtu është pajtuar që çështja e këtij Komiteti të rregullohet me ligj të posaçëm. Lista e ligjeve prej mbi një qind aq sa ka propozuar BDI-ja janë pranuar vetëm dyzet e gjashtë nga ata. Kështu njoftoi zëdhënësja e BDI-së Ermira Mehmeti. Ajo sqaroi se grupet punuese vazhdojnë bisedimet edhe për ligjin për përdormin e gjuhës shqipe dhe për statusin e dëshmorëve, për të cilët VMRO-DPMNE-ja nuk e ka paraqitur qëndrimin zyrtar për këto ligje.
Ndryshe, ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) Ervan Fuere, gjatë festës së Ditës së Evropës, është shprehur optimist se dialogu politik do të ketë sukses dhe se i njëjti do të vazhdojë të zhvillohet në Parlamentin e Maqedonisë. Ai ka shpresuar se dialogu politik do të kalojë edhe në Parlament ku me këtë formë do të funksionojnë më mirë institucionet e shtetit