E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vendi i dytë i takoi Tetovës, lojtari më mirë doli Remzifaik Selmani nga seleksioni i Tetovë portierin më të mirë Almir Alilin nga Tërnoci, gola-shënues më i mirë u shpallë Klejdi Hyka i Durrësit. Edicioni i radhës do të mbahet në Durrës me moton “Durrësi 2013”
Durrësi doli fitues i “Kupa e Pavarësisë” Ulqini 2012
Përfundoi edicioni i dhjet Turneu mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë “Kupa e Pavarësisë” Ulqini 2012


Shaban Sinani - Ulqin




Edicioni i 10-të jubilar i Turneu mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë që këtë vit u mbajt në qytetin e Ulqinit. Ky turnir kësaj radhe u organizua nga klubi i vetëm i futbollit në këtë qytetet KF Otranto dhe i mbështetur në tërësi nga komuna e Ulqinit dhe kryetari Nazif Cungu. Për dallim nga vitet e kaluara edicioni i 10-të u mbajë me moton “Kupa e Pavarësisë Ulqini 2012” pasi përkon me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Pas arritjes në Ulqin diku pas orës 18:00, ashtu siç e kishte parapa organizatori të gjitha ekipet pjesëmarrëse u pritën në Qendrën për kulturë , ku koordinatori Hajro Hajdari u dëshiroj mirëseardhje ndërsa më pas u ndajnë nga një maic me logon e turnirit dhe u akomoduan te hotel “Belvy” në Plazhin e Madh të gjithë së bashku stafi përcjellës dhe futbollistët

Kryetari  Ulqinit  Nazif  Cungu







Në ditën e dytë të Turneut mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë manifestimi “Kupa e Pavarësisë” Ulqini 2012 ashtu sipas programit të caktuar nga organizatori, në fushën sportive “OLIMPIC” në Plazhin e Madh me intonimin e himnit kombëtar dhe me parakalimin e ekipeve pjesëmarrëse të fëmijëve nga Durrësi, Tetova, Bujanoci, Peja dhe Ulqini, kryetari i Komunës Nazif Cungu e shpalli të hapur Turneut mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë manifestimi “Kupa e Pavarësisë” Ulqini 2012 . Në fjalën përshëndetëse kryetari Nazif Cungu, tha: Të dashur fëmijë, të nderuar pjesëmarrës, Ulqinit i takoi 10 vjetori jubilar, ku “Kupa e Pavarësisë” u organizua pikërisht këtu në Ulqin. Mirë se keni ardhur, ju dëshiroj argëtim dhe gara të cilat do të na çojnë edhe më përpara ku të gjithë së bashku të shoqëroheni dhe fituesi ne e dimë se kush është, jeni ju të gjithë. Këtu janë ekipet prej të gjitha trevave shqiptare, por sigurisht kjo nuk është radha e parë që keni ardhur, ju keni ardhur edhe me prindërit e juaj dhe keni kaluar ditë të këndshme, pra gjatë sezonit turistik. Mendoj se këto janë momente të cilat ju nuk do t’i harroni, dhe do të vazhdoni të shoqëroheni edhe më tej, pas këtij turneu. Edhe një herë dua t’ju përshëndes të gjithë përfaqësuesit e Tetovës, Durrësit, Ulqinit, Bujanocit dhe Pejës, por edhe fatosat e Malësisë. Ky turne këtë vit është jubilar, siç thanë edhe parafolësit tanë, sepse do të shënojmë 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, për atë të gjithë jena me gëzime, dhe ishalla kaloni momente të këndshme dhe të fitoj ai që është më i miri. Urime, dhe shpalli të hapur këtë turne”.



Fjalët e përshëndetëse të koordinatorëve:
Muzafer Livoreka koordinator  i Tetovës

Muzafer Livoraka – koordinator i Tetovës:“Zotëri kryetar i komunës së Ulqinit, dëshirojë që t’ju falënderoj Juve dhe stafin për vullnetin dhe guximin që morët në organizimin e këtij evenimenti kombëtar, gjithashtu shfrytëzojë rastin që të përgëzoj edhe koordinatorin e këtij qyteti bregdetar zotëri Hajro Hajdarin për organizimin shkëlqyer, por nuk do të harroja që të përmend edhe të gjithë koordinatorët e qyteteve pjesëmarrëse si Durrësi, Peja dhe Bujanoci.
Të nderuar të gjithë e dimë se kultura dhe sporti si segment i saj, kanë rëndësi të veçantë në vendosjen e miqësisë, shoqërimit dhe njohjes së vlerave mbarëkombëtar për fëmijë në futboll. Edicioni i 10-të duhet të ketë për bazë vlerat e cekura, por edhe gara sportive të jetë si qëllim. Nuk mund të largohem nga ky vend pa mos e përmendur ideatorin e këtij evenimenti gjithëkombëtar z. Naim Kërçukun i cili si drejtor i Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit bëri që fëmijët nga të gjitha trojet shqiptare të njihen mes veti.
Për në fund shfrytëzoj rastin të gjithë shqiptarëve të Uroj 100 vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar si dhe unifikimin abetares shqipe.
Urojë që turneu të kalon sipas parashikimeve të organizatorit ku do të mbizotëron kultura dhe vlera sportive”


Kujtim Vllamasi koordinator  i  Durrësit


Kujtim Vllamasi - koordinator për qytetin e Durrësit :“”Falënderoj të gjithë pjesëtarët e stafit të Ulqinit që u morën me organizimin, falënderoj të gjithë miqtë që së bashku e kemi nisur këtë turne, dhe mund të themi se kemi pasur një arritje jashtëzakonisht të madhe në drejtim të këtij aktivitetit futbollistik me grupmosha deri në 15 vjeç. Besoj se do të kalojmë ditë të bukura në Ulqin, besoj se nuk do të jenë vetëm dhjetë vjet, por do të jenë edhe vite të tjera që do të takohemi së bashku dhe uroj një aktivitet sa më të mirë dhe të fitojnë ekipet më të mira të turneun”.


Kreshnik Husaj përfaqësues  i Pejës

Kreshnik Husaj përfaqësues nga Peja:“ ” I nderuar kryetar i Komunës së Ulqinit, përfaqësues të të gjitha qyteteve. Atëherë kur para dhjetë viteve paramenduam të jemi pesë qytete së bashku, ishte diçka kur zoti Naim Kërçuku e bëri një ide të realizueshme. Duhet falënderuar Tetovën, Ulqinin, Durrësin, Pejën dhe Bujanocin që edhe sot e kësaj dite, në këtë vit jubilar po e përcjellin këtë aktivitet. Në emër të kryetarit të Komunës së Pejës, dr. Ali Berishës dhe në emër të të gjithë stafit realizues të këtij ekipi të qytetit të Pejës urojmë që jo vetëm në jubilarin e dhjetë por uroj që së bashku të kemi edhe jubilar të tjera dhe se festa jonë e topit të jetë ajo që do të shënoj njëzet, tridhjetë e kështu me radhë, që së bashku duke kremtuar kështu një shqiptari të mrekullueshme siç e kemi”.

Enis  Iseni koordinator  i Tërnocit



Enis Iseni- përfaqësues i Tërnocit:“ “Është kënaqësi e veçantë që unë sot ndodhem në mesin e juaj, gjegjësisht në Turneun mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë, i cili turnir dhjet vjetorin e feston në një kohë të rëndësishme historike për kombin tonë, pikërisht në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë . prandaj edhe motoja është “Kupa e Pavarësisë”. Këtë vit Ulqini është vend takimi i të gjithë neve që vim nga troje të ndryshme shqiptare. Sot këtu takohen të rinj nga Durrësi, Tetova, Peja, Ulqini dhe Tërnoci i cili takim ka rëndësi të dyfishtë. Garimi dhe shoqërimi i fëmijëve nga mbar trojet shqiptare turnir ky i cili uroj të mbetet i përjetshëm”

Para ndeshjes  Tetova - Peja 3-2


Sa i përket pjesë sportive duhet theksuar s e kësaj radhe ajo u zhvillua me sistemin e eliminimit, kështuqë në ditën e parë shorti deshi që të të përballjen Durrësi – Tërnoci dhe Tetova - Peja . Derisa ekipi i Durrësit mundi Tërnocin 2 me 0, seleksioni i Tetovës edhe pse ishte absolutisht më dominonte në terren rezultati përfundimtar mbeti 3 me 2 për tetovarët me golat që i shënuan Remzifaik Selmani, Valmir Aliu nga penaltia dhe Ard Kasami , në ndeshjen e gjysmë finales Tetova mundi seleksionin e Ulqinit me golat që i shënuan Sabit Bilalli dhe Faton Islami.

Në ditën e tretë të turneut para dite u zhvillua ndeshje parë pozitën e tretë ndërmjet Pejës dhe Tërnocit ku pejanët dolën fitues 2 me 1 dhe, ndërsa në finalen e madhe që ishte një lojë shumë e bukur dhe tejet cilësore pas 70 minutave loje ndeshja përfundoi pa gola 0-0, ndërsa në minutat shtesë pas një autogoli të futbollistit tetovar fati deshi që fitues i këtij edicionin të dhjetë jubilar të delë seleksioni i Durrësit. Por djelmoshat tetovar vërtet ishin më të mirë, më të disiplinuar dhe më cilësor por ja që futbolli është i tillë. “Jam shumë i kënaqur me lojën e futbollistëve tanë. Lojtarët tanë dëshmuan se si luftohet për emblemën e qytetit nga vim” u shprehë trajneri Ismail Sulejmani.







Manifestimi përmbyllës në Qendrën e kulturës në Ulqin

pjesëmarrësit

Me përfundimin e pjesës sportive të Turnirit, organizatorit kishte organizuar mbyllje solemne të këtij evenimenti sportiv. Me këtë rast pos përfaqësuesve nga pesë qytetet pjesëmarrëse stafi përcjellës dhe futbollistët ishin edhe kryetarët Nazif Cungu i Ulqinit dhe me një program të pasur kulturo-artistik me emra të njohur të estarëdës shqipe në Ulqin si dhe program të përgatitur nga nxënës të shkollës fillore. Organizatorit më këtë rast shpalli portierin më të mirë Almir Alilin nga Tërnoci- kupën e dorëzoi Kujtim Vllamasi, gola-shënues më i mirë u shpallë Klejdi Hyka i Durrësit-kupën e dorëzoi Muzafer Livoreka dhe lojtari më mirë ishte Remzifaik Selmani nga Seleksioni i Tetovës-kupën ia dorëzoi kryetari Bujanocit Shaip Kamberi.
Tre ekipet para u shpërblyen me kupa, kështu që Kupën për vendin e tretë e ndau Shaip Kamberi, Tahir Tahiri dhe ekipit fitues kupën ua dorëzoi kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu i cili me këtë rast tha: “Është një privilegj i madh për ne, që të jemi nikoqir të këtij takimi, mu në këtë përvjetor jubilar të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Me këtë turne do të hapim edhe sezonin turistik të gjithë së bashku do të kremtojmë edhe 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ju faleminderit për këtë dhuratë që na dhatë të gjithë”.


Haro Hajdari - koordinator  i Ulqinit

Në fjalën përmbyllëse të turneut koordinatori i qytetit nikoqire Hajro Hajdari tha: Për mua si organizator i këtij turneu është një nder i madh, dhe ju falënderohem të gjithë juve. Të gjithë skuadrave pjesëmarrëse Durrësit, Pejës, Tetovës, Bujanocit. E ceku edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Nazif Cungu se është një privilegj i madh organizimi i këtij turneu i cili përkon me 100 vjetorin jubilar të me një datë të shënuar historike dhe kombëtare për të gjithë shqiptarët, pra 100 vjetorin e pavarësisë. Nga ky vend të gjithë së bashku të çojmë një mesazh urimi për 100 vjetorin e pavarësisë. Le të jetë kjo një kontribut sado i vogël në zinxhirin e aktiviteteve mbarëkombëtare për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Do ishim të kënaqur jo vetëm unë, por të gjithë ato që e nisën këtë aktivitet, të gjithë këta të ardhshmit që do e përcjellin, do t’u lutesha sidomos atyre që janë më përgjegjës, kryetarët e komunave apo bashkive, që t’i përkrahin këto aktivitete dhe mos të ndërpriten, sepse një shoqërim i fëmijëve tanë, njohja e tyre, kultura dhe tradita e qyteteve ku mbahen këto takime ndikon dhe ndihmon që të njohim veten tonë, të njohim kombësinë tonë, të njohim popullin tonë në të gjithë trojet shqiptare[/b].




kopertina e monografisë

Me që turneu mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë këtë viti mbajti edicionin e dhjet me radhë, në mbylljen solemne u promovua edhe monografia e përgatitur nga autorët Shaban Sinani dhe Sadije Aliti, që është një përmbledhje e aktiviteteve sportive të fëmijëve, një faktografim i ngjarjeve që kanë lënë gjurmë modeste në zhvillimet sportive të dekadës së fundit
‘‘FUTBOLLI - Urë e bashkimit shqiptar’, është monografia i botuar kushtuar jubileut të këtij turneu që këtë vit feston edicionin e tij të 10-të, ndërsa njëkohësisht përkon me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Autorët Shaban Sinani dhe Sadije Aliti mes tjerash kanë tentuar që këtë turne dhe 9-të edicionet e tij paraprake t’i ofrojnë më shumë tek opinioni, që pikërisht përmes këtij botimi do të mund të mësojë më shumë për gjithë këtë traditë të ndërtuar me vite. Sigurisht se mediet meritojnë lëvdatë të madhe për mbështetjen e këtij turneu, mirëpo gazetari Shaban Sinani përfundimisht mbetet njeriu që më së shumti ka qëndruar pranë këtij turneu dhe sigurisht se pas organizatorëve, ai është një ndër më të merituarit për publicitetin që i bëhet këtij turneu mbarëkombëtar”.


shetitja


Për dallim nga vitet tjera kësaj radhe fëmijët e qyteteve pjesëmarrëse nuk ishin akomoduar tek shtëpitë e fëmijëve ulqinak, por në hotelin “Belvy” në Plazhin e Madh në Ulqin së bashku me përcjellësit e tyre.
Organizatori gjatë tre ditëve pos aktiviteteve sportive organizoi dhe shëtitje në vendet e bukura që ofron ky qytetet bregdetar si është Ada Bujana , Kalaja e Ulqinit dhe Plazhi i Madh dhe Plazhi Vogël.
Ndryshe delegacioni 23 anëtarësh i Tetovës me në krye Muzafer Livorekën gjatë udhëtimit për në Ulqin falë zemërgjerës së vozitësit të Bashkim Tursit, Riza Isenit patën rastin të vizitojnë qytetin e bukur të Shkodrës, pastaj rrugën e Kombit dhe tunelin e Kalimashit dhe kompleksin ku është mbajtur Lidhja e Prizrenit në Prizren.

Ekipet u paraqitën me këto formacione

Ekipet pjesëmarrëse

Seleksioni i Tetovës: Ensar Baftijari, Erzan Alija, Shefit Shefiti, Albion Ibraimi, Enis Dervishi, Ard Kasami, Avdiraman Imeri, Faton Islami, Arlind Nazifi, Valon Ethemi, Arbnor Mehmedi, Ramadan Ziberi, Remzifaik Selmani, Sabit Bilalli, Valmir Ali, Arijan Bajrami, Emrah Qazimi, Astrit Izairi.
Seleksionues: Ismail Sulejmani, zëvendës Rexhep Veliu
Koordinatori: Muzafer Livoreka

Seleksioni i Durrësit: Shaqir Gjuzi, Ardit Deliu, Ervin Pepkolaj, Hergi Mitralozi, Gioovani Hoxha, Erjol Uka, Elton Vata, Klevis Troplini, Kevin Tepshi, Saimir Ajdini, Armando Sulaj, Denis Brahimaj, Davide Kapo, Klevi Kalemi, Ronaldo Domi, Klodian Kalemi, Shefqet Kapollari, Klejdi Hyka. Trajner Mikel Furxhi. Koordinator Kujtim Vllamasi

Seleksioni i Tërnocit: Almir Alili, Shefket Amidi, Azem Veseli, Endrit Sulejmani, Basri Ramizi, Tefik Iseni, MUzafer Shaqiri, Florent Amidi, Shqiprim Taipi, Hasan Bajrami, Libum Aqifi, Shefki Shefkiu, Ardit Murati, Bunjamin Jahia, Besir Fejzullahu, Arlind Sulejmani, Dergin Maliqi. Trajner Faruk Nazifi. Koordinator Enis Iseni

Seleksioni i Pejës: Ari Beqiri, Genis Kastrati, Florent Haxhinikaj, Shpat Berisha, Gentian Elezaj, Eduard Elshani, Agron Çeku, Edmond Kuqi, Asdren Morina, Euron Spahija, Qendrim Krasniqi, Kelmend Kelmendi, Besnik Berisha, Patriot Çelaj, Fatlind Krasniqi, Veton Çeku, Rinor Jaha, Gentonis Kelmendi. Trajner Kahreman Loxha, zëvendës Sahit Gashi, koordinator Aver Husaj.

Seleksioni i Ulqinit: Valon Pulti, Lan Bracoviq, Emro Abazoviq, Redon Briskoviq, Muzafer Gjakova, Viktor Dugagjini, Gabriel Rudoviq, Muhamed Bisha, Mark Hota, Valentin Rudoviq, Srefan Dragojeviq, Zijad Lukoviq, Bekim Luka, Kristrjan Shkrela, Xhemal Lanica, Pasha Bakoviq, Enis Mustafiq, Malish Resuloviq, Ensar Nikoceviq, Omer Nikoceviq, Mehmet Ukoshata, Musa Duli.

gjyqtarët e ndeshjes




Drejtësinë në këtë turnir e kanë ndarë Idriz Gashi nga Durrësi dhe Haxhi Ibërdemaj nga Peja si dhe disa ish futbollist dhe punëtor sporti nga Ulqini




















Tetova

Falënderim për komunën e Tetovës dhe kryetarin prof.Dr Sadi Bexheti

Komuna e Tetovës dhe kryetari prof.Dr. Sadi Bexheti në tërësi ka përkrahur pjesëmarrjen e seleksionim të Tetovës në Turneun mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë “Kupa e Pavarësisë” Ulqini 2012. Seleksioni i Tetovës edhe kësaj radhe dëshmoi se ishte ekipi më i organizuar dhe më e disiplinuar në të gjitha aspektet, ndërsa për këtë kontribut të madh kanë edhe stafi përcjellës duke filluar nga koordinatori Muzafer Livoreka, seleksionuesi Ismail Sulejmani, udhëheqësi i rrugës Rexhep Veliu, zëdhënësi Shaban Sinani, Tahir Abdullahi dhe Abas Abazi.
Në Ulqin për të përkrahur fëmijët tetovar kishin ardhur edhe disa prind të fëmijëve që ishin pjesë e formacionit në seleksionin e Tetovës

Trajneri  Ismail Sulejmani  dhe Remzifaik Selmani  lojtar më i mirë
stafi
para  hapjes  solemne
Muzafer  Livoreka, Hajro Hajdari  dhe  Tahir  Abdullahi
Rexha
Tërnoci

Publikuar: 02.06.2012 | 23:06
Lexuar: 3691 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime