E martë, 2.09.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nënat duhet t'i ushqejnë bebet e tyre me gji deri në moshën një vjeç dhe përballë faktit se foshnjat kanë nevojë për ushqimin më të pazëvendësueshëm, ato nuk duhet të vendosin asgjë.
Ushqyerja me gji - njė trashėgimi tepėr e ēmuar








Disa nga nënat janë në punë dhe nuk duan të sakrifikojnë karrierën e tyre, ndërsa të tjera mendojnë që ushqyerja e foshnjave me gji u dëmton formën e bukur, por kjo ide e nënave, sipas gjinekologes Lindita Myzyri, nuk është aspak e vërtetë, por është krejtësisht e kundërta. Në muajin sensibilizues për ushqyerjen e foshnjave me gji, Ministria e Shëndetësisë pohon se nënat shqiptare dhe personeli mjekësor duhet të rrisin sensibilizimin për ushqyerjen e foshnjave me gji.

Ushqyerja

Ushqyerja me gji është një trashëgimi tepër e çmuar dhe e pazëvendësueshme, por jo të gjitha foshnjat e kanë këtë mundësi. Dikasteri i Shëndetësisë pohon se numri i nënave që ushqejnë fëmijët me gji ka ardhur duke u rritur, por përsëri mbetet shqetësues treguesi i ushqyerjes me gji. Sipas specialistëve të Shëndetësisë, treguesi i ushqyerjes ekskluzive me gji (ushqim vetëm me qumësht gjiri, jo ujë, jo lëngje të tjera) në muajin e katërt është 40%. Por foshnjat nuk arrijnë të marrin as formulat. Përdorimi i formulës foshnjore, e cila mbetet e ulët dhe është 15% e fëmijëve 0-1 vjeç. "Kryesisht, kjo vjen për shkak të kostos së lartë të tyre për buxhetin e familjeve shqiptare dhe traditës së ushqyerjes me qumësht lope",- pohojnë specialistët e Shëndetësisë.

Shkaqet

Mendojnë se gjoksi i tyre nuk do të jetë i bukur dhe do të pësojë dëmtime nëse foshnja e tyre ushqehet gjatë me qumësht, por në fakt nuk është aspak kështu. Gjinekologia Lindita Myzyri, pohon se faktori estetik i gjoksit nuk është aspak shkak që nënat duhet ta përdorin për të mos ushqyer fëmijët e tyre me gji, përkundrazi, sipas saj, mosushqyerja me gji u deformon më tepër gjoksin. Sipas saj, politika kryesore që ndjekim me nënat që paraqiten në maternitet, është që ato të ushqejnë foshnjat e tyre me qumështin e gjirit.

"Kjo mani e nënave është e kotë, pasi gjoksi i tyre nuk pëson asgjë nëse foshnja ushqehet me qumësht. Gjoksi është i ndërtuar në mënyrë të atillë që merr forma të zmadhuara dhe të zvogëluara, në varësi të situatës dhe ushqyerja e foshnjës nuk do të dëmtojë aspak estetikën e gjoksit",- pohon Myzyri. Ndërkohë, specialistët shpjegojnë se faktorë të tjerë për mosushqyerjen e bebeve me gji janë edhe problemet që mund t'u lindin nënave, duke mos patur qumësht për fëmijët. Por kjo pasohet edhe me faktorin "kohë" që kanë nënat, pasi shumë prej tyre punojnë dhe nuk kanë mundësi të ushqejnë foshnjat. Megjithatë, specialistët nuk përjashtojnë edhe publicitetin e tepërt që u bëhet ndonjëherë ushqimeve për foshnja, duke joshur nënat pas tyre.

Mosushqyerja me gji, pasoja edhe te nënat

Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për foshnjat, për gjashtë muajt e parë të jetës, ndaj nuk duhet t'u mohohet, pasi kjo mund të shkaktojë pasoja tek ata. Kështu u shpreh për gazetën Rubena Moisiu, duke theksuar se ai kombinon tre themelet bazë të një ushqyerje të shëndetshme, që janë ushqimi, shëndeti dhe kujdesi. Sipas saj, qumështi i gjirit i mbron fëmijët nga shumë infeksione dhe i bën ata rezistentë ndaj sëmundjeve.

"Shumë nëna përdorin qumështin e lopës për bebet e tyre dhe kjo mund të favorizojë kequshqyerjen dhe aneminë",- pohon Moisiu. Ndërkohë, ajo thekson se edhe nënat që u ndërpresin qumështin e gjirit foshnjave, kanë pasoja. "Është vërtetuar se nënat, të cilat nuk ushqejnë bebet me qumësht, janë të stimuluara ndaj kancerit të gjirit. Nënat duhet të jenë koshiente për këtë, se pasojat nuk janë vetëm mbi bebet, por edhe mbi ato. Por, pasojë negative është edhe mungesa e afrimitetit që krijohet mes fëmijëve dhe nënës",- thekson Rubena Moisiu.

Mjekët: Ja deri kur duhet të ushqehet foshnja me gji

Qumështi i gjirit përmban gjithë lëndët ushqimore, antitrupat, hormonet dhe faktorët e rritjes që i nevojiten një foshnje për t'u rritur dhe zhvilluar, ndaj nuk duhet t'u mohohet bebeve ky ushqim i pazëvendësueshëm. Mjekja pediatre, Vjollca Konica, ka shpjeguar se qumështi i gjirit nuk duhet t'u ndahet bebeve, të paktën vitin e parë të lindjes. Ndërsa si të domosdoshme ajo shikon kohëzgjatjen e ushqyerjes me qumështin e nënës deri në 6 muaj. Në fakt, ky është edhe rekomandimi i OBSH-së, për ushqim ekskluziv me gji në 6 muajt e parë dhe vazhdimin e ushqimit me gji, kombinuar me shtesa përtej vitit të parë.

Pediatrja Konica pohon se në favor të fëmijëve do të ishte ushqyerja me qumështin e nënës deri në moshën 2 vjeç, por sigurisht, kur kjo të jetë e kombinuar me ushqime shtesë. "Qumështi i gjirit mbron foshnjat nga diarreja dhe infeksionet akute respiratore, otiti i mesëm dhe dermatiti atopik, stimulon sistemin e tyre imunitar dhe përgjigjen ndaj vaksinimit dhe, sipas disa studimeve, ndihmon në aftësitë njohëse dhe zhvillimin e sistemit nervor qendror",- shpjegojnë specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë, duke theksuar se vetëm me qumësht gjiri mund të kemi fëmijë.

Vlerat e qumështit të gjirit

"Ushqyerja me gji është një trashëgimi tepër e çmuar", - pohojnë specialistët e shëndetit publik, sipas të cilëve, qumështi i gjirit është i paimitueshëm dhe përbëhet nga lëndë të pamundura të prodhuara artificialisht. Ai përmban 100 lloje lëndë ushqyese si proteina, kripëra minerale, sheqerna, yndyra, vitamina etj. Por, mbi të gjitha, ai përmban faktorë mbrojtës si, imunoglobulina A, e cila e mbron fëmijën ndaj viruseve, bakterieve apo edhe substancave të huaja që mund të shkaktojnë alergji.

"Vendosja e fëmijës në gji bëhet jo më vonë se 6 -12 orë pas lindjes", - sqarojnë mjekët. Ata shtojnë se ushqyerja me gji duhet të vazhdohet sa më gjatë të jetë e mundur, por 6 muajt e parë fëmija duhet të ushqehet vetëm me gji.

Publikuar: 03.09.2009 | 05:10
Lexuar: 2645 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime