Deri tani, vendimin për vendosjen e ilaçeve të reja në listën e ka marrë Bordi i drejtëroëve të Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë. Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për mënyrën e re të zgjerimit të listës pozitive të ilaçeve tashmë ka marrë dritë të gjelbër nga Qeveria.
Për vendosjen e ilaçeve të reja në listën pozitive që e subvencionon shteti, prej tani do të vendosin mjekët dhe profesionistë të lartë nga sfera përkatëse, kumtoi sot ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani.
Deri tani, vendimin për vendosjen e ilaçeve të reja në listën e ka marrë Bordi i drejtëroëve të Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë. Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për mënyrën e re të zgjerimit të listës pozitive të ilaçeve tashmë ka marrë dritë të gjelbër nga Qeveria.
"Për shembull, për ilaçet kundër sëmundjeve të mushkërive të bardha, të cilat duhet të jenë në listën që e mbulon shteti, do të vendosin minimum 11 specialistë nga sfera përkatëse, me atë që kriteriumin e vetëm që do ta japë shteti është buxheti i përgjithshëm për këtë grup të ilaçeve", tha ministri Osmani.
Ai theksoi se me këtë vendim tregohet angazhimi i Qeverisë që të qaset drejt ndryshimeve thelbësore në sistemin shëndetësor, të cilat do të sjellin beneficione afatgjata për pacientët. Sipas tij, modeli i ri garanton transparencë dhe vendosje të ilaçeve më përkatëse në listë.
"Derisa nuk bëhet revizion i listës së deritanishme, mbetet lista ekzistuese me zgjerimin me 39 ilaçe të reja", potencoi ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani.