Drejtoria në pjesën e parë të këtij viti ka pranuar më shumëse 100 raporte për transaksione të dyshimta, me të gjitha këto është vepruar në pajtim me Rregulloren për punë sipas lëndëve përkatëse. Për pjesën dërmuese të tyre janë dërguar njoftime deri te organet kompetente.
Shtetasi malazez, i cili u arrestua dje për shkak të pastrimit të parave dhe mashtrimit të investitorëve amerikan në një shumë prej 30 milion dollarëve, sipas Drejtorisë për parandalimin e pastrimit të parave kjo dëshmon, se bankat kanë filluar me sukses ti zbulojnë transaksionet e dyshimta.
Edhe para se të alarmohen nga autoritet amerikane Stopanska Banka, përmes së cilës shtetasi malazez ka tentuar ti transferon paratë në një llogari në një shtet tjetër, ka filluar ta hetoj rastin në fjalë. Më vonë së bashku me institucionet vendore, të cilat punojnë në zbulimin e rasteve të dyshuara, ata vetëm se kanë pasur rastin e zbuluar, thotë njeriu i parë i Drejtorisë për parandalim e pastrimit të parave, Vane Cvetanov.
MPB-ja reagoi shpejt dhe me sukses, ndërsa për lëvdatë është edhe ajo që Prokurori publik bëri përpjekje të madhe për lëndën në fjalë. Të enjten lënda është prezantuar para tij, dhe ai menjëherë veproi me shumë guxim, sepse dha urdhër që të aktivizohen të gjitha institucionet në vend.
Është punuar gjatë gjithë fundjavës, me qëllim, që të hënën ti bllokojmë transaksionet tona të rreth 11 milion denarëve, ndërsa personi në fjalë ishte i thirrur në bisedë informative në polici, pas të cilës ditën e martë gjykatësi hetues i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve , tregon Vane Cvetanov, drejtor i Drejtorisë për parandalim të larjes së parave.
Cvetanov thotë se Drejtoria në pjesën e parë të këtij viti ka pranuar më shumëse 100 raporte për transaksione të dyshimta, me të gjitha këto është vepruar në pajtim me Rregulloren për punë sipas lëndëve përkatëse. Për pjesën dërmuese të tyre janë dërguar njoftime deri te organet kompetente.