E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në rrjedhë është realizimi i fazës së dytë dhe është shpallur konkurs për zgjedhje të zgjidhjes ideore arkitektonike-urbanistike për ripërtëritje të Konaqeve të Havzi Pashës në fshatin e Shkupit Bardovc, ku është planifikuar që në të ardhmen të vendosen depot për ruajtjen e trashëgimisë së Kinotekës.
Maqedonia me projekt pėr ruajtjen e produksionit  filmik










Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska Milevska sot në Kinotekën e Maqedonisë do t'i lëshojë në përdorim depot e raja për fondin nacional të së mirave audio-vizuale, me çka ky institucion, për herë të parë në ekzistimin e vet 35-vjeçar, do të fitojë kushte optimale për ruajtjen e produksionit nacional filmik.

Depot janë përpunuar sipas standardeve ndërtimore-teknike për ruajtjen e filamve, të rekomanduara nga asociacioni botëror i arkivit filmik - FIAF.

Hapja e depove në bodrumin e Kinotekës është faza e parë e projektit kapital të Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës.

Në rrjedhë është realizimi i fazës së dytë dhe është shpallur konkurs për zgjedhje të zgjidhjes ideore arkitektonike-urbanistike për ripërtëritje të Konaqeve të Havzi Pashës në fshatin e Shkupit Bardovc, ku është planifikuar që në të ardhmen të vendosen depot për ruajtjen e trashëgimisë së Kinotekës.

Në suaza të promovimit të depove, në Kinotekë sot do të hapet ekspozita e materialeve ekskluzive arkivore nga fondi i saj, ndërsa sonte do të shfaqet zgjedhja e filmave të Maqedonisë nga fillimi i prodhimtarisë së organizuar filmike të Maqedonisë.

Publikuar: 04.09.2009 | 15:04
Lexuar: 561 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime