E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Guvernatori i provincës, Muhamed Omar, deklaroi se numri i të vrarëve mund të arrijë deri në 90 persona. Sipas tij 45 prej tyre janë talebanë, përfshirë edhe komandantin e tyre.
NATO godet nga ajri talibanėt nė Afganistan













Dhjetra persona janë vrarë në një shpërthim të dy cisternave me derivate, i shkaktuar pas sulmeve të forcave të NATO-s në provincën veriore të Afganistanit, Kunduz.

Armata gjermane kumtoi se në sulmin ajror janë vrarë 56 talebanë dhe se nuk ka viktima mes civilëve.

Guvernatori i provincës, Muhamed Omar, deklaroi se numri i të vrarëve mund të arrijë deri në 90 persona. Sipas tij 45 prej tyre janë talebanë, përfshirë edhe komandantin e tyre.

Një përfaqësues i forcave afgane të sigurisë deklaroi se në shpërthim ka rreth 200 të vrarë dhe të plagosur, kurse banorët lokalë pohojnë se janë vrarë dhe plagosur rreth 300 persona.

Talebanët rreth mesnate i kanë rrëmbyer autocisternat, të cilat kanë transportuar derivate për forcat e NATO-s dhe kanë tentuar t'i bartin në anën tjetër të lumit në provincën Kunduz, deklaroi shefi i policisë lokale.

Sipas fjalëve të liderit fisnor të kryengritësve derivatet ia kanë ofruar një grupit të rajoneve bujqësore përreth, në momentin kur vendi është bombarduar.

Shtabi i NATO-s në Afganistan, konfirmoi se në Kunduz është kryer sulm ajror, por nuk janë konfirmuar detaje.

"Mund të konfirmojë se është kryer sulm ajror gjatë natës apo sot herët në mëngjes, deklaroi zëdhënësi i forcave të NATO-s, duke u përgjigjur në pyetjen se a është e mundur që shpërthimi të jetë i shkaktuar nga sulmi i forcave të Aleancës.

Zëdhënësi i Forcave Ndërkombëtare për përkrahjen e sigurisë në Afganistan (ISAF), kapiteni Xhon Stok, deklaroi se qëllimi i sulmit ajror ishin kryengritësit.

Publikuar: 04.09.2009 | 15:09
Lexuar: 502 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime