E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Ekologjisë Dr. Nexhati Jakupi gjatë prezentimit të punës së dikasterit që ai drejton ka sqaruar se vitin e ardhshëm do të riparohen edhe deponitë Drislla në Shkup dhe Rusino në Gostivar që do të përmisojnë gjendjen e shumë qyteteve në Maqedoni. Nexhat Jakupi në mënyrë kronologjike ka numërruar një nga një të gjithë aktivitetet e tij dhe të ministrisë që ai drejton.
Ministri Jakupi: Ja ēfarė kamė realizuar nga gushti nė tetor


Ministri Jakupi tha se qytetarët kanë resapektuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë në pastrimin e ambientit ku jetojnë, fakt ky që në një të ardhme të afërt Maqedonia të jetë sa më e pastër. “Ligji për pastërti publike ka hasur në respektimin e saj dhe masat ndëshkuese që janë përcaktuar kanë marrë një jehonë duke dhënë rezultat më se pozitiv", deklaroi ministri i Ekologjisë Nexhati Jakupi. Ai sqaroi se në planin e ministrisë që ai drejton është parapri dhe së shpejti do të zgjidhet problemi me hedhjen e mbeturinave npër qytete dhe vende jo adekuate. “Do të hapen edhe gjashtë deponi të reja në mbarë vendin. Deri nga mesi i vitit të ardhshëm do të riparohen edhe depintë Drislla në Shkup dhe Rusino në afërsi të Gostivairt”, njoftoi ministri dhe shtoi se janë ndërrmarrë hapa në përmirsimin e gjendjes kadrovike dhe organizative-teknike në ministri dhe në sferat kyçe të veprimit, e sidomos në plotësimin e obligimeve ndaj UE-s, përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, përforcimin e aktiviteteve në lidhje me Instrumentin për ndihmë parahyrëse, vendosjen dhe zhvillimin e korelacioneve me njësitë e vetqeverisjes lokale dhe zgjedhjen e problemeve prioritare në medisin jetësor dhe hapsinor.

Në pjesën e plotësimit të obligimeve të cilën R.E Maqedonisë i ka drejt Partneritet Europian, programi nacional për miratimin e të drejtës së UE si dhe Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim, Ministria e rrumbullaksoi kornizën juridike me sjelljen e të gjitha ligjeve nga sfera e mjedisit jeteësor të harmonizuara me legjislativen e UE, gjat së cilës në të ardhmen do të vihet theks në sjelljen e akteve nënligjore të cilat dalin nga ligjet e sjella me qëllim të harmonizimit të plotë me legjislativen e UE, tha ai gjatë prezantimit të raporit për aktivitetet e realizuara në periudhën gusht–tetor, të vitit 2008

Në fazën e fundit të harmonizimit janë ndryshimet dhe plotësimet e reja të Ligjit për menaxhim me mbeturinat me të cilat do të bëhet harmonizim me qëllimet dhe parimet e përgjithshme për qasje rajonale në menaxhimin me mbeturinat komunale të përcaktuara me Strategjinë për menaxhim me mbeturinat dhe Plani nacional për menaxhim me mbeturinat i cili është në fazën e miratimit, njoftoi ministri i Ekologjisë dhe shtoi se
është bërë edhe harmonizimi me Ligjin për pastrim publik në pjesën e lartësisë së gjobave për persona fizik dhe kufizimi i kompetencave të caktuara të inspektorëve komunal të cilat si zgjidhje kanë qenë të përfshirë në të dy ligjet. Ai poashtu nënvizoi se janë sjellur edhe akte nënligjore të cilat dalin nga Ligji për mbrijtje nga zhurma ne mjedisin jetësor edhe atë: Rregullore për zbatimin e indikatorëve për zhurmë, indikator shtesë për zhurmë, mënyra e matjes, metoda për vlerësimin me indikatorë dhe Rregullore për lokacionet e stacioneve matëse dhe vendeve matëse.
Më tutje, në pajtim me MBPAU, MSH dhe ME, është sjellur Urdhëri për ndalimin e përdorimit të qeseve për transportin e mallrave të përpunuara nga masat plastike në shitore, hapsirat afariste dhe tregje ku kryhet tregëtia me pakice e prodhimeve ushqimore dhe prodhimeve të imta për shpenzime të përgjithshme e që do të fillojë të zbatohet nga 1 Janari i vitit 2009.
Nexhat Jakupi deklaroi se në pjesën e obligimeve të Ligjit për ujra, për momentin punohet në formimin e Komitetit nacional për ujra, si organ këshilldhënës në përcaktimin e politikës për ujra dhe formohet grupi punues i cili do të përpunoj planin për bartjen graduale të kompetencave në menaxhimin me ujrat nga MBPAU në MMJPH.
Në procesin e ndërtimit të sistemit nacional për eko-etiketimin e prodhimeve dhe shërbimeve gjatë muajit Tetor janë përpunuar dy kritere ekologjike edhe atë për ndarjen e shenjës ekologjike për vendosje turistike dhe për ndarjen e shenjës për detergjente për larjen e enëve me duar. Në kuader të bashkëpunimit të vazhdueshem me Unionin Europian, janë ndërmarrë aktivitete për përgatitjen e Raporteve dhe mbledhjeve për Komitetin për stabilizim dhe asocim dhe Nënkomitetin për transport, energjetikë, mjedis jetësor dhe zhvillim rajonal, në mënyrë kontinuitive bashkëpunon me përfaqësuesit e Delegacionit Evropian në Republikën e Maqedonisë, përcjell procesin e aproksimit të legjislativës nacionale nga sfera e mjedisit jetësor me të drejtën e UE përmes zbatimit të projektit „Progres monitorimi në sferën e mjedisit jetësor për vitin 2007-2008".
Ministria e Ekologjisë ka ndërmarë një sërë masash në sferën e zhvillimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe realizimit të aktiviteteve proektuese, fokusi i ndarjes ishte orientuar në tre sfera: realizimi i bashkëpunimit bilateral, bashkëpunimit multilateral dhe instrumentit për ndihmë parahyrëse. Jakupi poashtu njoftoi se janë realizuar më shumë takime bilaterale me ambasadorët e akredituar në R. e Maqedonisë, edhe atë Hungaria, Austria, Gjermania, Suedia, Turqia, Zvicra, Italia dhe Britania e Madhe. Në pjesën me të madhe të takimeve u paraqit mundësia për këmbimin e informatave për statusin e proekteve rrjedhëse dhe definimin e prioriteteve dhe mundësive për bashkëpunim të ardhshëm. Edhe Liqeni i Ohrit do të mbrohet.

Në saje të bashkëpunimit multilateral u realizuan më shumë takime me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare:UNESCO, Banka Botërore, programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), USAID, për statusin e projekteve vijuese dhe definimin e prioriteteve dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Për zbatimin e Konventës për trashigimi Botërore u realizua takim me drejtorin e byrosë rajonale të UNESCO nga Venediku. Ministria si resor Kompetent I Komitetit Nacional për rajonin e Ohrit si trashigimi Botërore, realizoi takim në të cilin u analizuan obligimet e Republikës së Maqedonisë të cilat dalin nga Konventa e trashigimisë Botërore, me çka u identifikua nevoja e ndryshimeve minimale dhe pregaditjes se hartës së rajonit të Ohrit si trashigimi Botërore; nevoja e pregaditjes së ligjit të integruar për rajonin e Ohrit si trashigimi Botërore dhe nevoja e përgaditjes së planit për menaxhim me rajonin e Ohrit si trashigimi Botërore. Bashkëpunimi me UNDP kryesisht fokusohet ne realizimin e projektit shumëvjeçar për menaxhim të integruar me ekosistemet në anën tjetër të kufirit të liqenit të Prespës nga ana e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë.


Si aktivitete më të rëndësishme për sektorin e Zhvillimit të qëndrushëm, në raport me zhvillimin e politikave të mjedisit hapsinor dhe zhvillimit të qënrdushëm në nivel nacional dhe lokal, njëkohësisht duke i inkuadruar në politikat e sektoreve tjera (energjetikë,bujqësi,shëndetsi dhe politika tjera), me qëllim të arritjeve të qëndrueshme në zhillimin e përgjithshëm të shtetit janë: koordinimi dhe implementimi I projekteve: zhvillimi I i LEAP në Republikën e Maqedonisë (përpunimi I Leap për 7 komuna) përpunimin e strategjisë nacionale për investicione, në ambientin jetësor, pjesmarrje aktive në përpunimin e studimeve për trajtimin e ujrave të ndotura në qytetin e Shkupit, përpunimi I strategjisë nacionale, zhvillimin e qëndrushëm me planin aksionar, projekt sistemi monitorues I lumejve në RM; mandej realizimi I programit për investicione në ambientin jetësor: në pajtushmëri me ligjin e ambientit jetësor; implementimin e programit për koordinim dhe harmonizim me ELS; pregatitje e programit për investicione të hapura , pjesë e ambientit jetësor; përgadtije e informacionit për statusin e projekteve infrastrukturale; pregatitje e planit strategjik 2009-2011 në Ministinë e Ambientit jetësor si dhe pregatitje e raportit për fazën e realizimit dhe kontrollin situatës në ambientin jetësor.


Në fushën e planifikimit hapsinor janë të përgaditura: plani hapsinor në rajnonin e Shkupit, plani hapsinor për rajonin e Prespës dhe Ohrit – propozim plani, dhe zbatimin e paketit hapsinor nga viti 2007 dhe kryhet dhënia e vendimeve për kushte për planifikim dhe përpunim të projekteve urbanistike në zonat rurale, planeve urbanistike të fshatrave si dhe përhapjen në vendet urbane për dokumentim urbanistik planifikues.
Minstri Jakupi në mënyrë kronologjike ka numërruar një nga një të gjithë aktivitetet e tij dhe të ministrisë që ai drejton.


Publikuar: 06.11.2008 | 04:37
Lexuar: 927 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime