Kryetari i degës së BDI-së në Veles, Irfan Limani thotë se tendenca e drejtorisë së gjimnazit Koço Racin është që në këtë shkollë të mesme të funksionoj vetëm një paralele në gjuhën shqipe, dhe jo dy sikurse parashikoi Ministria e Arsimit.
Edhe pse Ministria e Arsimit akreditoi dy paralele shqipe në gjimnazin Koco Racin në Veles, këtë vit, vetëm njëra do të funksionojë, për shkak të numrit të paktë të nxënësve që fituan të drejtën e studimit.
Nxënës ka më shumë, por kushti, është që ata të kalojnë minimalisht 60 pikë nga testi i tetëvjeçares. Profesori Ilaz Memeti thotë se gjimnazi ka një nivel të caktuar, dhe drejtoria ka refuzuar ti mirëpresë nxënësit që nuk përmbushin kriteret.
Për shkak se shkollimi i mesëm është i obligueshëm, ishte patjetër të merren ose të mos merren parasysh pikat e nxënësve edhe tek paralelja e hapur te ajo e dyta e gjimnazit të pranohen të gjithë nxënësit tjerë ose të hapet paralele e dytë në shkollë tjetër në gjuhën shqipe ku do të regjistroheshin të gjithë nxënësit dhe këto janë dy zgjidhjet e vetme, deklaroi profesor Ilaz Memeti.
Kryetari i degës së BDI-së në Veles, Irfan Limani thotë se tendenca e drejtorisë së gjimnazit Koço Racin është që në këtë shkollë të mesme të funksionoj vetëm një paralele në gjuhën shqipe, dhe jo dy sikurse parashikoi Ministria e Arsimit.
Këtë dy paralele tentohet edhe shkohet që me çdo kusht të mos bëhen dy paralele por të ngel vetëm një sikur ishte dhe vitin e kaluar... Apeloj deri tek përfaqësuesit shqiptarë në Ministrin e Arsimit që sa më shpejt ky problem të zgjidhet dhe mos të ngelin nxënësit jashtë shkollave edhe paralelja që është e akredituar për këtë vit shkollor të mos zhduket dhe të përfshihen në to të gjithë nxënësit shqiptarë, theksoi Irfan Memeti, kryetar i degës së BDI-së në Veles.
Përveç problemit me pranimin e nxënësve shqiptarë në gjimnazin Koço Racin, problem tjetër është dhe diskriminimi i profesorëve shqiptarë aty. Që nga hapja e paraleles së parë në shqip, para 1 viti i gjysmë, ata nuk kanë marrë asnjë denarë, pagë mujore.
Valmir Kuçi