Bashkimi Demokratik për Integrim edhe mëtej gëzon rejting më të madh prej 7,1 ndërsa pas saj pasojnë Demokracia e Re me 2,6 dhe PDSH me 1,9 për qind. Nga blloku politik maqedonas, VMRO-DPMNE-ja me mbështetje të 24,9 për qind ka rejting më të madh ndërmjet partive politike në vend, e dyta është LSDM-ja me 9,5 për qind.
Sondazh i Institutit për demokraci
Bashkimi Demokratik për Integrim edhe mëtej gëzon rejting më të madh prej 7,1 ndërsa pas saj pasojnë Demokracia e Re me 2,6 dhe PDSH me 1,9 për qind. Nga blloku politik maqedonas, VMRO-DPMNE-ja me mbështetje të 24,9 për qind ka rejting më të madh ndërmjet partive politike në vend, e dyta është LSDM-ja me 9,5 për qind. Partitë e tjera gëzojnë besim më të vogël se një për qind, tregon sondazhi i Institutit për demokraci, i zbatuar prej 1 deri më 3 shtator me ekzemeplarë reprezentativ prej 1.110 anketa.
Përqindja e të anketuarve, të cilët nuk kanë dhënë përgjigje "Nëse nesër mbahen zgjedhjet parlamentare për cilën parti do të votonin", apo aspak nuk janë përcaktuar për asnjë parti është 52,4 për qind.
Në mesin e politikanëve rejting më të madh nga blloku politik shqiptar kryeson lideri i BDI-së Ali Ahmeti me 6,7 për qind, ndërsa pas tij janë Imer Selmani nga DR me 2,9 dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja me 1,4 për qind. Mbi një për qind (1,1%) është rejtingu i kryetarit aktual të komunës së Gostivarit, Rufi Osmani. Nga blloku politik maqedonas rejting më të madh ka kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për të cilin janë prononcuar 27,1 për qind e të anketuarve, ndërsa pason Branko Cërvenkovski, lideri i LSDM-së, me 8,5 për qind mbështetje. Se asnjë politikani nuk i besojnë janë shprehur 36 për qind e të anketuarve.
Në krahasim me perceptimin për vlerësimin e punës së institucioneve më të rëndësishme vendore dhe të huaja me notë të mundshme prej një deri në pesë, tek ato të vendit notë më të lartë kanë marrë Qeveria dhe presidenti i shtetit Gjorge Ivanov me vlerë mesatare prej 2,95 gjegjësisht 2,78. Sektori joqeveritar për punën e vet ka marrë vlerësim prej 2,96, ndërsa Kuvendi është vlerësuar me 2,55, opozita me 2,47 dhe gjyqësia me 2,37. Notë mesatare prej 2,96 kanë marrë organizatat e huaja.
Të pyetur për mendim rreth politikanëve drejtues në vend, përqindje më të madhe të mendimit pozitiv përkundër përqindjes së atyre të cilët negativisht janë shprehur kanë vetëm kryeministri Gruevski dhe presidenti Ivanov për të cilët pozitivisht janë shprehur 46,8, ndërsa negativisht 32,7, gjegjësisht 37,6 përkundër 33,1 për qind. Përqindje më të madhe negative në krahasim me ata me mendim pozitiv kanë Selmani (pozitivisht 35,5% - negativisht 40,5%) Cërvenkovski (pozitivisht 23,4% - negativisht 513%), Ahmeti (pozitivisht 19,7 - negativisht 54,4) dhe Thaçi (pozitivisht 9,7%- negativisht 65,5%).
Shumica e qytetarëve të anketuar e mbështesin integrimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO.
Në pyetjen se si do të votonin në referendum për hyrje në BE dhe në NATO, mbështetje për BE-në kanë dhënë 83,9 për qind e të anketuarve, ndërsa për NATO-n janë përcaktuar 83,1 për qind. Qëndrim negativ në krahasim me dy referendumet kanë tetë për qind e të anketuarve.