Shkaqet e celulitit kurrë nuk janë të ngjashme, por e kanë prejardhjen në gjenetikë, ose në çrregullimet hormonale. Celulitit në masë të madhe i ndihmon edhe qëndrimi ulur para aparatit televiziv, që shkakton qarkullim të dobët të gjakut, pastaj ushqimi jo i rregullt, dehidrimi, konsumi i duhanit dhe i alkoolit.
Sipas mendimit të ekspertëve, celuliti përbën njërin ndër problemet më të mëdha dhe gratë do të bënin gjithçka për ta hequr qafe. Nëse tmerroheni para pushimit vjetor dhe me kostumet e larjes, kjo ndodh për shkak të celulitit.
Shkaqet e celulitit kurrë nuk janë të ngjashme, por e kanë prejardhjen në gjenetikë, ose në çrregullimet hormonale. Celulitit në masë të madhe i ndihmon edhe qëndrimi ulur para aparatit televiziv, që shkakton qarkullim të dobët të gjakut, pastaj ushqimi jo i rregullt, dehidrimi, konsumi i duhanit dhe i alkoolit.
Ekzistojnë tri teori që shkaktojnë celulitin: çrregullimi hormonal (sasi e shtuar e estrogjenit), mungesa e aktiviteteve, si dhe krejt në fund ushqimi jo i balancuar.
Në bel formohen shtresa që zakonisht shfaqen te shumica e grave. Sa më pak aktivitet fizik, aq më shumë do të ketë qeliza dhjamore në sipërfaqen e lëkurës dhe vjen deri te formimi i asaj sipërfaqes së ngjashme me lëvoren e portokallit.