E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri amerikan i Financave, Timoti Gajtner bëri thirrje për rregullim restriktiv të sektorit bankar pasi që do të përforcohet rimëkëmbja, me qëllim të shkatërrimit të praktikës së kreditimit të rrezikshëm, e cila siç konsiderohet, është fajtore për paraqitjen e krizës së tanishme. Qëndrimi i tij ishte i mbështetur edhe nga të fuqitë e tjera bankare.
Reformat nė sistemin bankar nė fokusin e takimit tė G20-shit nė Londėr













Ministrat e financave të Grupit 20 vendeve industrialisht më të zhvilluara në botë dhe me ngritje më të madhe ekonomik (G20), të cilat marrin pjesë në takimin dyditor që filloi mbrëmë, vëmendjen e tyre e kanë drejtuar ndaj reformave në sektorin bankar, duke i pasur parasysh sinjalet gjithnjë e më të shpeshtuara se recesionit të thellë po i vie fundi.

Ministri amerikan i Financave, Timoti Gajtner bëri thirrje për rregullim restriktiv të sektorit bankar pasi që do të përforcohet rimëkëmbja, me qëllim të shkatërrimit të praktikës së kreditimit të rrezikshëm, e cila siç konsiderohet, është fajtore për paraqitjen e krizës së tanishme. Qëndrimi i tij ishte i mbështetur edhe nga të fuqitë e tjera bankare.

Sipas tij, nga të gjitha bankat duhet të kërkohet ngritja e nivelit të kapitalit, me vendosjen e kushteve më të rrepta për ato banka të cilat do të mund të paraqesnin rrezik për stabilitetin financiar. Gajtner dëshiron arritjen e marrëveshjes ndërkombëtare deri në fund të vitit të ardhshëm vendosje të standardeve të reja deri në fund të vitit 2012.

Ministrja franceze Kristin Lagard tha se e mjaftueshme do të ishte vetëm revidimi i dispozitave të vlefshme lidhur me nivelin e kapitalit, të njohura si "Bazel II".

Në takim, i cili paraqet përgatitje për samitin e shefave dhe shteteve të G20-shit që do të mbahet më vonë këtë muaj në Pitsburg, SHBA, ekziston pajtueshmëri e gjërë rreth çështjes të mos shpejtohet me heqjen e ndihmës së jashtëzakonshme ekonomike deri sa nuk është e sigurtë se ka rimëkëmbje të qëndrueshme.

Liderët e Brazilit, Rusisë, Kinës dhe Indisë u takuan me Gajtnerin dhe kërkuan që në dokumentin përfundimtar nga takimi, që do të publikohet sot, të marrin rol më të madh në institucionet globale financiare nga ato që deri më tani ua kanë ofruar SHBA-ja dhe BE-ja.

Ministrat e G20-shit gjatë darkës së përbashkët biseduan edhe për mënyrën me të cilën mund të ndryshohet roli i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që t'u jepet rol më i madh vendeve me rritje të përshpejtuar ekonomike.

Publikuar: 06.09.2009 | 05:59
Lexuar: 468 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime