Rreth 1200 arsimtarë, që punojnë mbi 5 vjet me marrëveshje të punës me afat të caktuar në shkollat e vendit do të marrin vendime me afat të pacaktuar. Vendimet kanë qenë të përgatitura nga ana e ministrisë për arsim, por është pritur vetëm nënshkrimi i tyre nga ministria e financave.
Pas heshtjes së gjatë, kryetari i SASHK-ut, Dojçin Cvetanovski doli me qëndrim rreth zhvillimeve të fundit në arsim.Cvetanovski pranoi se nuk është respektuar ligji për transformim të vendeve të punës, të cilin në dhjetor vitin e kaluar e nënshkroi ish-ministri i arsim, Pero Stojanovski.
Sipas Cvetanovskit një pjesë e punësuarve në arsim, me më pak se 5 vjet, punë i përmbushin kushtet ligjore për vendin e punës, por përkundër kësaj atyre nuk iu vazhdua kontrata e punës
Marrëveshja nuk është respektuar në pjesën e transformimit të vendeve të punës dhe vazhdimin e marrëveshjeve për ata që punojnë më pak se 5 vjet.Bëhet fjalë për 274 perosna, Dojçin Cvetanovski- kryetar i SHASHK-ut.
Ministri i arsimit Nikolla Todorov thotë se marrëveshja duhet të respektohet. Ai do t'i ftoj në mbledhje kryetarët e komunave dhe do të kërkoj nga ta që urgjentisht të zgjidhin problemin me të larguarit.
Mos të luajnë dhe mos t'i cenojnë interesat e Maqedonisë. T'i kthejnë në punë të gjithë arsimtarët, që i përmbushin kushtet dhe kontratat e të cilëve kanë mbaruar e nuk ua kanë vazhduar, dekalroi ministri Nikola Todorov.
Cvetanovski thotë se 70 arsimtarët që u larguan nga puna, nuk i kanë përmbushur kushtet sipas ligjit. Nuk kanë shkallën e duhur të arsimimit apo nuk kanë kaluar provimin profesional për arsim, dhe për atë në vend të tyre janë pranuar arsimtarë të ri që kanë qenë adekuat për vendin e punës.
Rreth 1200 arsimtarë, që punojnë mbi 5 vjet me marrëveshje të punës me afat të caktuar në shkollat e vendit do të marrin vendime me afat të pacaktuar. Vendimet kanë qenë të përgatitura nga ana e ministrisë për arsim, por është pritur vetëm nënshkrimi i tyre nga ministria e financave.