E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të mbijetuarit e aksidentit ujor, të cilët me aeroplanin qeveritar mbrëmë vonë u larguan nga Ohri, thonë se asnjëherë më nuk do të kthehen këtu. Ata thonë se Ohri përgjithmonë do tu mbetet në kujtim. Ata kërkojnë zbardhjen e së vërtetës për tragjedinë.
Tė mbijetuarit rrėfejnė tragjedinė e Ohrit









Nëse keni shikuar filmin ‘Titanik’, do ta kuptoni se çfarë fatkeqësie na ka gjetur. Me lot në sy për televizionin Alsat rrëfen një shtetase bullgare, e cila ka mbijetuar aksidentin e djeshëm tragjik në ujërat e Liqenit të Ohrit. Për një moment anija anoi nga njëra anë dhe u fundos, për disa sekonda edhe ne u gjetëm nën ujë. Shpëtuam të gjallë kush si ka ditur dhe si ka mundur.

“Filluam të hipim njëra mbi tjetrën, luftonim për jetë, lëviznim me këmbë e duar. Shpëtuam për pak. Unë di të notoj, dhe paramendoni çfarë force kam pas, që të arrij deri te një rrip shpëtimi, në të cilin gjendeshim 5 persona tjerë. Ujin që gëlltitëm, do ta bartim si kujtim nga Ohri, gjatë tërë jetës”, deklaroi një e mbijetuar në fatkeqësinë ujore.

Të mbijetuarit e aksidentit ujor, të cilët me aeroplanin qeveritar mbrëmë vonë u larguan nga Ohri, thonë se asnjëherë më nuk do të kthehen këtu. Ata thonë se Ohri përgjithmonë do tu mbetet në kujtim. Ata kërkojnë zbardhjen e së vërtetës për tragjedinë.

“Jo, asnjëherë më nuk do të vij në Ohër, dhe asnjëherë më nuk do të lundroj me anije. Nuk e akuzoj askënd, sepse ne vetë ishim të pakujdesshëm që hipëm në një anije aq të vjetër, por edhe askush nuk na njoftoi, se anija ishte 87 vjet e vjetër”, theksoi një e mbijetuar tjetër në fatkeqësinë ujore.

Ata thonë se mes viktimave janë edhe një çift i ri bashkëshortor, pastaj vëlla e motër dhe një vajzë 18 vjeçare.

Kryetari Bullgar Gjorgji Përvanov, mbrëmë pas takimit me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov, kërkoi përgjegjësinë ta bart ai që ka drejtuar anijen, por edhe ata që kanë dhënë lejen e punës.
“Unë shtrova disa pyetje, për të cilat autoritetet e Maqedonisë nuk kishin përgjigje konkrete. Përgjegjësinë duhet ta bartë pronari i anijes. Dihet pronari i anijes i cili ka pas leje pune deri në vitin 2010. Por, përgjegjësi kanë edhe ata që kanë dhënë lejen e punës, një anijeje për të cilën dimë se është e vjetër 87 vite”, shtoi presidenti bullgar Përvanov.

Sot duhet të fillon me punë edhe një grup punues i përbërë prej ekspertëve nga Maqedonia dhe Bullgaria, të cilët duhet ti verifikojnë shkaqet e fatkeqësisë.

“Nuk di saktë, për sa ditë grupi punues do të dalë me qëndrim zyrtar, sepse shumë punë varen nga pala maqedonase, e cila duhet të mbledhë edhe shumë të dhëna tjera”, theksoi Aleksandar Cvetkov, ministër i Transportit në Bullgari.

Në Ohër gjenden edhe 50 gazetarë nga mediumet më të mëdha bullgare. Ata shpjegojnë se si ka qenë i pranuar lajmi në Bullgari.
“Lajmi në Bullgari u pranua shumë keq dhe me dhimbje të madhe. Menjëherë pas asaj erdhëm në Ohër, që të raportojmë nga vendngjarja për ndodhinë. Pres që turistët Bullgarë të vazhdojnë të vijnë në Ohër, sepse ky është incidenti i parë me turistë bullgarë në një
vend të huaj”, tha Jova Apostolova nga gazeta “Trud”.
Sipas informatave të para policore këputja e telit prej çeliku, si dhe e vidave të anijes si dhe mbingarkimi i tij, janë shkaqet kryesore të fundosjes së anijes.

Miki Trajkovski

Publikuar: 06.09.2009 | 22:31
Lexuar: 660 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime