E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Operacioni i kërkim-shpëtimit nisi pas një telefonate rreth orës 17:40 të ditës së djeshme, në sallën operative të policisë së Durrësit, e cila informoi për ngjarjen, me protagoniste tre vajzat, R. M., A. Sh. dhe V. P. me moshë 17-19 vjeç, banore në lagjen 15 të Durrësit.
Durrės: Policia bregdetare shpėton nga mbytja tre vajza













Forcat e policisë bregdetare në Durrës kanë shpëtuar nga mbytja, dje pasdite, tre vajza të cilat kishin dalë për një shëtitje në det me një barkë- pedalone.

Operacioni i kërkim-shpëtimit nisi pas një telefonate rreth orës 17:40 të ditës së djeshme, në sallën operative të policisë së Durrësit, e cila informoi për ngjarjen, me protagoniste tre vajzat, R. M., A. Sh. dhe V. P. me moshë 17-19 vjeç, banore në lagjen 15 të Durrësit.

Sipas informacionit ato ishin nisur me barkë nga sektori Teuta në plazhin e Durrësit, por era e fortë dhe deti i trazuar me forcë 5-6 e kishin shtyrë mjetin e vogël pranë anijeve tregtare që presin në zonën e radës pranë portit.

"Për shkak të detit të trazuar barka-pedalone, me të cilën lundronin tre vajzat, kishte përfunduar në radën e portit, rreth 2 milje larg bregut", saktësuan sot për ATSH-në burime zyrtare nga drejtoria e policisë rajonale të kufirit dhe migracionit në Durrës. Sipas tyre, motoskafi i policisë kufitare arriti t'i shpëtojë tre të rejat, të cilat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Po mbrëmë, forcat e policisë bregdetare në bashkëpunim me ato të Guardia di Finanza gjetën në të njëjtën zonë një barkë të ngjashme me të parën, pa asnjë njeri në bord, ku ndodheshin vetëm mjetet e punës së peshkatarëve si rrjeta peshkimi, etj.

Barka-pedalone, me gjatësi 4 metra, është sjellë në portin detar, ndërsa po punohet për të mësuar se kush është pronari i saj

Publikuar: 07.09.2009 | 15:38
Lexuar: 543 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime