E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Maqedonia s`ka nevojë për financim të Fondit Ndërkombëtar Monetar (FNM), ndërsa bashkëpunimi rajonal nuk është përgjigja e vërtetë e krizës botërore financiare. Kështu vlerësoi ministri i Financave i Maqedonisë, Trajko Sllaveski, në bisedën e publikuar në gazetën britanike, Guardian.
Ministri i Financave: Maqedonia s`ka nevojė pėr FMN-nė!


"Nuk shikoj se si qasja rajonale ndaj krizës mund të jetë e suksesshme, fitoj përshtypje se kjo paraqet humbje kohë", transmeton Guardian deklaratën e Sllaveskit të dhënë në margjinat e Forumit Ekonomik të Vjenës.

Sipas raporteve të agjencive, përfaqësues të qeverive të Evropës Juglindore (EJL) pjesëmarrës në Forumin e Vjenës janë angazhuar për bashkëpunim të ngushtë si kundërpërgjigje të fërkimeve rrjedhëse ekonomike.

Si kudo edhe në Maqedoni ka brengosje për shkak të krizës, tha Sllaveski, duke shtuar se disa industri të caktuara do të jenë të prekura, si dhe se investitorët tashmë kanë filluar t`i anulojnë investimet.

Maqedonia s`ka nevojë prej financim plotësues nga FMN-ja, meqë bankat janë mirë të kapitalizuara dhe kanë likuiditet të lartë, deklaroi Sllaveski. Ai vlerësoi se është koha që shkalla kryesore kamatore e Bankës Popullore të Maqedonisë të zvogëlohet për rreth dy për qind, gjegjësisht, të kthehet në nivelin paraprak, meqë janë zvogëluar trysnitë inflatore.

Ministri i Financave i Maqedonisë parashikoi se shkalla e inflacionit në 5,5 për qind në nivel vjetor do të bie në 2,9 për qind. Sipas tij, rritja e sivjeme ekonomike llogaritet në rreth 5 për qind, ndërsa në vitin 2009 duhet të rritet në 5,5 për qind.

Sllaveski pret që rritja e deficitit tregtar sivjet të ngjitet në 10 për qind, para së gjithash, për shkak të çmimeve të larta të energjisë së importuar, eksportit të zvogëluar dhe transfereve më të vogla të parave nga diaspora. Deficiti në vitin 2006 shënoi rritje për 3 për qind, ndërsa vitin e kaluar për 7,5 për qind.

Ministri Sllaveski parashikon edhe rritjen e deficitit buxhetor, për shkak të projekteve të rritura investuese në infrastrukturë. Deficiti buxhetor do të rritet në 2,8 për qind të BPV-së në vitin 2009, në një për qind sivjet, paralajmëroi Sllaveski në intervistën që e publikoi gazeta Guardian e Londrës.

Publikuar: 11.11.2008 | 04:45
Lexuar: 551 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime