E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lens Armstrong nuk është vetëm një idhull sportiv. Ai shfaqet në dreka me Robin Uilliams dhe bën shëtitje me biçikletë me Xhorxh Bushin. Ka dashuruar yjet e muzikës rok, moderatore dhe aktore, por pasi bëri 3 fëmijë me fekondim artificial me gruan e parë, u ndihmua nga një biolog i ri për të sjellë në jetë të katërtin, Maksin, i pari pasardhës pa ndihmën e fekondimit (Armstrong ka vetëm një testikul).
Lens Armstrong: Njeriu qė jetoj tre herė














Lens Armstrong kishte pasur gjithçka, por gjithçka nuk është asgjë kur koha fillon të "të kafshojë prapanicën". Mjafton një dhimbje e vogël ndërsa ngrihesh nga shtrati: "Pikërisht kjo më ndodhi kur lashë çiklizmin: në mëngjes ngrihesha shumë i pafuqishëm".

Sot, në moshën 38-vjeçare, me shtatë çmime "Tour de France" të fituara njëri pas tjetrit, një karrierë e mbyllur në podiumin e Parisit në vitin 2005, pas mundjes së kancerit, martesës, katër fëmijëve, ambicies për Hollivudin dhe Shtëpinë e Bardhë, një milion dollarëve në bankë dhe shumë të tjerave të mbledhura për 10 vjet nga krijimi i fondacionit kundër tumorit, çiklisti më i madh i epokës moderne mendon se të gjitha këto nuk kanë asnjë vlerë.

Por më në fund vendoi të rikthehej. Rrëmbeu menjëherë biçikletën, sepse e ardhmja mund të jetë e frikshme dhe mund të na thotë se shumë shpejt do jemi më pak të shëndetshëm, më pak të fortë, më pak të shkëlqyer, më pak të adhuruar, pra duhet ta zgjasim sa më shumë të tashmen. Armstrong riveshi edhe një herë "lëkurën" plastike si kronometrist.

Përgatiti mirë kurrizin për t‘u përballur me shiun dhe diellin. Ndërthuri ngjyrën gri të mjekrës së parruar me ngjyrën e bardhë të borës. U zhyt brenda grupit të 200 akrobatëve mes shkëputjeve, ngjitjeve dhe shpejtësive, fillimisht me Xhiron e Italisë (u rendit në vendin e 12-të) e më pas në Turin e Francës, ku fitoi vendin e tretë.

Lens Armstrong profil


"Jetët e shumta" që ka jetuar Lens Armstrong janë si një aventurë humane dhe sportive që nuk duhet paragjykuar. Ai ka "rilindur" të paktën 3 herë. Hera e parë ishte kur shpalosi talentin e tij për çiklizmin, ku dhe tregoi se ishte një 21-vjeçar i lindur për të fituar. E dyta kur vuante nga një sërë sëmundjesh: tumori në testikuj, problemet me mushkëritë dhe trurin.

Pra, kur kishte më pak se 10% mundësi për të mbijetuar, ai u ngrit në këmbë dhe u bë një kampion i çmendur, duke fituar 7 çmime radhazi në Francë, dhe e treta në vitin 2009. Lens është i fuqishëm dhe nostalgjik, romantik dhe absurd, i lavdishëm dhe unik. Kushedi edhe sa jetë të tjera e presin.

Është një fenomen atletik pa asnjë precedent (zemra e tij rreh dyfish, muskujt pothuajse nuk arrijnë të prodhojnë acid laktik), një fenomen për të cilin nuk ka asnjë hije dyshimi (francezët janë të bindur se ‘EPO‘ që i shpëtoi jetën gjatë periudhës së kimioterapisë, nuk është larguar e gjitha).

Lens Armstrong nuk është vetëm një idhull sportiv. Ai shfaqet në dreka me Robin Uilliams dhe bën shëtitje me biçikletë me Xhorxh Bushin. Ka dashuruar yjet e muzikës rok, moderatore dhe aktore, por pasi bëri 3 fëmijë me fekondim artificial me gruan e parë, u ndihmua nga një biolog i ri për të sjellë në jetë të katërtin, Maksin, i pari pasardhës pa ndihmën e fekondimit (Armstrong ka vetëm një testikul).

Lens Armstrong ne gara


"Maksi është mrekullia ime", thotë me krenari babi Lens, i cili është një udhëheqës, e sigurisht dhe një metodist i frikshëm: për shumë vite ka garuar vetëm në "Tour", me qëllimin që ta fitonte atë. Një maniak që peshon në peshore çdo ushqim që konsumon, për të mos çekuilibruar dietën, qoftë edhe me një gram; një div që prezantohet gjithmonë i fundit në nisjen e çdo gare, për të marrë ovacionet dhe për të mos u lënë shumë kohë fansave për autografe; është një djalosh i rritur pa baba, e i keqtrajtuar sistematikisht nga njerku, por edhe një burrë që ka luftuar kundër kancerit, si të ishte një ngjitje në Pierej.

"Kjo sëmundje ka qenë fati më i madh i jetës sime", është shprehur ai. Për këtë arsye ka krijuar edhe shoqatën "Lance Armstrong Foundation", nga e cila ka mbledhur 300 milionë dollarë, duke marrë e duke dhënë me më të mëdhenjtë e botës: këto ditë është duke organizuar madje edhe një kongres shumë të rëndësishëm në Dublin.

Për të ndihmuar të sëmurët ka shpikur edhe "byzylykun" e famshëm "Livestrong", i shitur për një dollar, i cili është blerë nga 70 milionë persona në të gjithë planetin. Çdo njëri prej tyre merr rregullisht një e-mail nga kampioni i madh, ku ai u shpjegon iniciativat, kontrollon të gjitha ndihmat e mbledhura deri në qindarkën e fundit dhe kërkon vazhdimisht vëmendje, mbështetje dhe solidaritet.

Me një fytyrë të mprehtë, Lens Armstrong është ndoshta atleti më i vështirë dhe më i ndërlikuar në botë. "Jam kthyer në garë vetëm për të folur për kancerin dhe për të gjithë ata që janë si unë, të mbijetuarit dhe familjet e tyre". Gjithsesi, mbi biçikletë është i njëjti "dragua" i frikshëm: për këtë duhet të dijë diçka edhe ylli i ri i çiklizmit, Kontador, shoku i tij i skuadrës në "Tour" (tani janë ndarë), i cili për të ka qenë i preferuari, dhe në fund fituesi ka ndjekur të njëjtat gjurmë që kishte lënë kampioni i madh nga Teksasi.

Thonë se Armstrong është më mizori dhe më zemërgjeri nga padronët e grupit: edhe pse kanë kaluar shumë vite, ai nuk harron një zemërim, ashtu sikundër di edhe të kthejë ndere të vogla. Ose e dashuron, ose e urren, por nëse shkon në rrugë për të pritur parakalimin e grupit shumëngjyrësh, e bën vetëm për të parë atë.


Rikthimi i tij në sportin më të vështirë dhe të përfolur pak kohë para se të mbushë 40 vjeç, është një temë jo vetëm për psikanalistët, por edhe për mjekët dhe farmacistët. Gjithsesi, nuk ka qenë një çështje patetike, edhe pse mund të bëhej e tillë. Për këtë arsye, Lens Armstrong është një aventurë humane, një pikë referimi dhe ngushëllimi, ose ndoshta edhe një iluzion i atyre që kanë filluar të ndjejnë frikën "e kafshimit" nga koha.

Publikuar: 07.09.2009 | 21:35
Lexuar: 1259 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
leotrim (15/09/2009 19:07:59) nuk besoj

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime