Papuljasi të enjten e kaluar e priti kryeministrin e Greqisë, Kostas Karamanlis, i cili e informoi se për shkak të situatës së përkeqësuar në vend, e para se gjithash për shkak të krizës ekonomike, ka vendosur për zgjedhje të parakohshme.
Presidenti grek Karlos Papuljas e nënshrkoi sot dekretin për shpërndarje të Parlamentit dhe për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për më 4 tetor, me çka edhe formalisht është zyrtarizuar fillimi i fushatës parazgjedhore.
Papuljasi të enjten e kaluar e priti kryeministrin e Greqisë, Kostas Karamanlis, i cili e informoi se për shkak të situatës së përkeqësuar në vend, e para se gjithash për shkak të krizës ekonomike, ka vendosur për zgjedhje të parakohshme.
Gjatë fushatës parazgjedhore do të ndërrohen ministri i Punëve të Brendshme dhe ai i Drejtësisë, si dhe zëdhënësi i Qeverisë. Prej sot ndërpriten të gjitha pushimet e nëpunësve shtetërorë, të angazhuar në organizimin e zgjedhjeve, ndërsa gjithashtu nuk do të caktohen të reja.
Pesëmbëdhjetë ditë para zgjedhjeve ndalohet publikimi i hulumtimeve sociologjike, ndërsa ata që nuk do ta respektojnë vendimin e këtillë do të sanksionohen me gjoba dhe burg deri gjashtë muaj.
Demokracia e Re qeveritare e Kostas Karamanlisit fitoi në zgjedhjet e vitit 2004, ndërsa gjashtë muaj para skadimit të mandatit katërvjeçar gjithashtu fitoi në zgjedhjet e parakohshme, të cilat u mbajtën në shtator të vitit 2007.
Sipas sondazheve të fundit, PASOK-u opozitar ka gjasa më të mëdha për fitore në zgjedhjet. PASOK ka pesë deri gjashtë për qind mbështeje më të madhe në krahasim me Demokracinë e Re.