Ndryshimi i përnjëhershëm i temperaturave mund të ndikojë edhe në gjendjen shëndetësore të qytetarëve, veçanërisht të disa grup moshave të njerëzve siç janë fëmjët, të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kardiovaskulare dhe sistemit të frymëmarrjes.
Edhe gjatë ditëve të ardhshme të javës do të mbaj mot më i freskët mbi vendin tonë. Temperaturat pothuajse çdo ditë do të jenë të ngjashme dhe do të lëvizin nga 14 deri në 23 gradë celsius.
Kështu njoftojnë nga Enti për punë hidrometeorologjike duke sqaruar se vendi gjendet nën ndikimin e masës më të ftohtë dhe të lagësht që vjen nga dretjimi verior dhe veriperëndimor.
Sot dhe nesër do të fryjë erë e fortë nga drejtimi i veriut ndërsa deri në fund të javës do të mbaj mot i ndryshueshëm me reshje të herëpashershme të shiut, derisa të enjten dhe të premten pasdite do të mbaj mot jostabil me shi.
Temperatura nuk do të ndryshojë shumë, do të lëviz prej 14 deri në 23 gradë celsiuz, thotë Lena Jovanovska, përfaqësuese e Entit Hidrometeorologjik.
Ndryshimi i përnjëhershëm i temperaturave mund të ndikojë edhe në gjendjen shëndetësore të qytetarëve, veçanërisht të disa grup moshave të njerëzve siç janë fëmjët, të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kardiovaskulare dhe sistemit të frymëmarrjes.
Vlen të theksojmë se kjo temperaturë kaq e ulët e përnjihershme që e kishim, temeperatura deri në 40 gradë përpara ca ditëve mundë të ndikojë edhe te njërëzit e shëndoshë që të paraqiten sidomos simptomet ose infekcionet e sistemit të frymëmarrjes të sipërm sic janë tonzilitet, tonzilofaringitet të percjella me temperatura të larta, sqaron mjeku Sedat Lumani.
Nga Enti Hidrometeorologjik gjithahtu njoftuan se temperaturat do të ngriten kah fundi i javës, nga 17 deri në 25 gradë celsius.