Qeveria planifikon më së voni deri nga mesi i tetorit me përgatitje të Buxhetit për vitin 2010 t'i precizojë kategoritë e shfrytëzuesve socialë dhe vlerën individuale të mjeteve për amvisëri të caktuara, të cilët do të jenë shfrytëzues të këtyre mjeteve, sqaroi kryeministri.
Qeveria në seancën e djeshme vendosi të miratojë Plan aksional për zvogëlimin e të ashtuquajturës varfëri energjetike, me të cilën do të vendoset mbrojtje sociale për kategoritë më të varfëra të konsumatorëve.
"Me këtë masë Qeveria do të subvencionojë një pjesë të shpenzimeve për qytetarët më të varfër të Republikës së Maqedonisë", tha kryeministri Nikolla Gruevski në konferencën e sotme për shtyp.
Kjo masë, siç shtoi, do të sigurojë çdo muaj mbështetje direkte financiare për qytetarët më të varfër, të cilët nuk munden t'i paguajnë shpenzimet gjithnjë e më të mëdha për energji.
"Mbështetja e përgjithshme e kategorisë sociale të qytetarëve përmes kësaj pako sociale do të arrijë mes 250 dhe 450 milionë denarëve në nivel vjetor", theksoi Gruevski.
Qeveria planifikon më së voni deri nga mesi i tetorit me përgatitje të Buxhetit për vitin 2010 t'i precizojë kategoritë e shfrytëzuesve socialë dhe vlerën individuale të mjeteve për amvisëri të caktuara, të cilët do të jenë shfrytëzues të këtyre mjeteve, sqaroi kryeministri.
Ai shtoi se Qeveria pret që Ligji të miratohet deri në fund të vitit nga Parlamenti dhe më së voni deri nga mesi i vitit të ardhshëm të hyjë në fuqi.
"Shqyrtohet opsioni që ky ligj të zbatohet me lëshim të të ashtuquajturave vauçerë, kategorive të njerëzve më të varfër, të cilët do t'i shpenzojnë për harxhimet e ndërlidhura me furnizimin e energjisë", tha Gruevski.
Ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi përmendi se kjo ndihmë do të dedikohet për rreth 50 deri 60 mijë familje të rrezikuara sociale, por se ky numër është fleksibil. Ai shtoi se programi social për zvogëlimin e të ashtuquajturës varfëri energjetike është aprovuar në Bashkësinë energjetike dhe ekziston në vende të zhvilluara të Bashkimit Evropian.
"Ky plan aksional është pjesë e programeve të Qeverisë për ndihmë të shumë familjeve, të cilët janë të kategorive të qytetarëve më të varfër dhe është vazhdim i disa masave të tjera, siç ishin edhe transferet e kushtëzuara në të holla, me çka paradokohe është nënshkruar marrëveshje me të cilën furnizohen mjete për famijët, të cilat kanë fëmijë në shkollat fillore dhe të mesme dhe të cilët marrin transfere shtesë nga Buxheti, por me obligim që fëmijët t'i lëshojnë në shkollim dhe t'u sigurojnë mbrojtje shëndetësore", tha kryeministri Gruevski.