E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjigandi amerikan në teknologjinë informative "Intel" do të investojë në arsimin në Maqedoni, për çka mbrëmë në San Francisko, Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe kjo kompani nënshkruan Memorandum për mirëkuptim.


"Me këtë memorandum duhet që të kemi përkrahje nga "Intel" me investime të caktuara në arsim, deklaroi kryeministri Gruevski pas nënshrkimit të dokumentit me presidentin e Këshillit drejtues së kompanisë të cilit delegacioni qeveritar i cili qëndron në SHBA i prezantoi mundësitë për investim në Maqedoni.

Kryesia e "Intel"it, ka qenë e njohur me mundësitë investuese në çfarëdo lloj aspekti, para së githash atë tatimore, por edhe për atë që Qeveria e Maqedonisë investoj shumë në arsimin e TI-së , ku ishin përmendur detaje lidhur me rritjen e kuotave të studentëve pas teknologjisë informatike si dhe për hapjen e universitetit të ri informatik që nga tetori i vitit 2009 do të fillojë të punojë vetëm më gjuhën angleze.

"Të gjitha këto investime në arsim tregojnë atë që kompantë e mëdha multikombëtare, veçanërisht ato nga biznesi i TI-së, munden që në të ardhmen ta llogaritin Maqedoninë si destinacion të shkëlqyer për të bërë biznes", theksoi kryeministri Greuvski duke shtuar se për kopmanitë është e rëndësishme jo vetëm që t'i mundësohen tatime të ulëta apo regjistrim të shpejtë por edhe t'i ofrohen kuadro të mira edhe në cilësi edhe në sasi.

Këtu në San Francisko shtoi kryeministri i Maqedonisë, i prezantuam të gjitha mundësitë që në të ardhmen projektet gradualisht të realizohen.

Ai i shprehu falenderime ambasadorit amerikan në Maqedoni Filip Riker, i cili, siç thas, me ardhjen e tij me delgacionin qeveritar për vizitë punë në SHBA jep përkrahje për përpjekjet tona që të tërheqim kompani që të vinë në vendin tonë, të hapin vende të reja pune dhe t'i thellojnë relacionet ekonomike midis Amerikës dhe Maqedonisë.

Në ekipin qeveritar të Maqedonisë, në përbërjen e të cilit janë edhe zëvendëskryeministri i obliguar për çështje ekonomike Zoran Stavrevski, ministri i Ekonomisë, i Investimeve të Huaja dhe ai i Shoqërisë Informatike, Fatmir Besimi, Vele Samak dhe Ivo Ivanovski dhe drejtori i Agjencisë për investime të huaja Viktor Mizo në San Francisko patën takime edhe me kryesinë e gjigantëve ameriknë Hjulit Pakar, Orkal dhe San Majkrosistems.

Sipas programit, në Luginën Silikon, në qendrën e IT-teknologjisë amerikane dhe botërore, do të mbahet Forumi afarist "Maqedonia - vend i IT ekspertëve", në të cilin do të prezantohen politikat ekonomike me përqëndrim të posaçëm në reformat për përparim të shoqërisë informatike dhe arsimit të orientuar drejt përmirësimit të biznes klimës së përgjithshme dhe tërheqjen e investitorëve amerikanë me renome.

Në mesin e prezantuesve më kryesorë në forum do të jenë edhe ambasadori amerikan në Maqedoni Filip Riker, ekonomisti kryesor në Bankën Botërore Simeon Xhankov, kryetari i radios satelitore kanadeze dhe bashkëthemelues i "Dave Njireles", si dhe anëtarë i borsit të "Maqedonia 2025" Xhon Bitov, profesori nga Universiteti "Xhorxh Uashington" Piter Bok, si dhe drejtori kryesor ekzekutiv iBank, Tom Markel.

Rrëfimin për Maqedoninë si biznes dentinacion i suksesshëm, ekipi qeveritar i Maqedonisë do ta prezanojë para më shumë senjëqind përfaqësuesve të kompanive amerikane të fuqishme dhe në Forumin afarist në Çikago, të titulluar "Maqedonia - mrekullia e re në Evropë". Në Forum do të ketë fjalim edhe kryetari dhe drejtori kryesor ekzekutiv i "Nortel"-it dhe anëtarë i bordit të drejtorëve të "Maqedonia 2025" Majk Zafirovski.

Në forumet, krahas përfaqësuesve të kompanive amerikane me renome, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, të organizatave joqeveitare, rreth politike dhe lobi qarqet e SHBA-së, si dhe të kompanive maqedonase, anëtare të Lidhjes së Odave Ekonomike dhe të MASIT-it.


Publikuar: 11.11.2008 | 09:20
Lexuar: 638 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime