E mërkurë, 23.04.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press
Publicitet

Punimi i mr. Hana Rusit u cilësua si një punim që i plotëson të gjitha standardet e një punimi doktorature, një punim i rrallë, unikal dhe si i tillë do të përmbush vakumin e literaturës psikologjike të kësaj sfere.
Njė temė e veēantė doktorature e Mr. Hana Rusit nė fushėn e psikologjisė











Mr. Hana Rusi, asistente në Fakulteti Filozofik, Programi studimor i Psikologjisë, ditë më parë doktoroi në Fakultetin Filozofik, drejtimi Psikologjisë në Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup.

Tema: "Efektet nga stimulimi për zhvillimin e mendimit kritik te studentët me përkatësi etnike shqiptare", u mbrojt para komisionit në përbërje: prof. dr Violeta Arnaudova, prof. dr Violeta Petkovska-Beshka, prof. dr Elena Ackovska, prof. dr Tatjana Takashmanova, dhe doc.dr Orhideja Shurbanovska.

Punimi i mr. Hana Rusit u cilësua si një punim që i plotëson të gjitha standardet e një punimi doktorature, një punim i rrallë, unikal dhe si i tillë do të përmbush vakumin e literaturës psikologjike të kësaj sfere.

Punimi e ka këtë strukturë: Hyrje, bazat themelore të hulumtimit, metodat, rezultatet, diskutime, rezyme, literaturë dhe shembuj.

Mr. Hana Rusi, në punimin e saj e thekson nevojën që të rinjtë të vetëdijesohen për jetën në kushte të ndryshimeve të shpejta dhe të ekspansionit të informacionit, duke mbitheksuar se, sot më shumë se kurrë të rinjve u duhet aftësia për t’i zgjidhur problemet, për hulumtim kritik të mundësive për vlerësim të zgjidhjeve alternative dhe për sjelljen e vendimeve. Prej këtu, si imperativ shfaqet nevoja për mendimin kritik.

Në pjesën teorike të punimit janë paraqitur përmbajtje të cilat janë themelore për mendimin kritik, ku kandidati mr Hana Rusi në mënyrë të detajuar elaboron bazat teorike të hulumtimit të lidhura me variablat kryesore: inteligjencia, motivacioni dhe mendimi kritik.

Vëmendje të veçantë i kushton dhe variablës së tretë - mendimit, i cili si proces kognitiv pa të cilin nuk do ishin as shkenca, arti ose teknologjia. Pikërisht në këtë pjesë të studimit të saj hulumtohet përmes prizmit të teorive zhvillimore: teoria e Zhan Pijazhesë dhe të Lev Vigotskit.
Një temë e veçantë doktorature e Mr. Hana Rusit në fushën e psikologjisë

Pjesën më të madhe të punimit, mr, Hana Rusi ia ka kushtuar mendimit kritik, ku ajo bën hulumtim mbi zhvillimin e mendimit kritik në dimension kohor, pastaj e definon nocionin, elaboron dhe krahason atë me disa koncepte të mendimit kritik (konceptin e Glaserit, Garisonit, Brukfildit, Enisit).

Rezultatet e fituara nga hulumtimi shqyrtohen në mënyrë suksesive prej nga dhe dalin udhëzimet për:
Treguesit përshkrues për grupin eksperimental dhe kontrollues në situata para testimit dhe pas testimit.

ANOVA – dhe t – testi mes grupit eksperimental dhe kontrollues në situatën para dhe pas testimit për variablën e mendimit kritik.
Efektet interaktive të ushtrimit të mendimit kritik, inteligjencës dhe motivit për arritje.

Në punimin e doktoraturës së mr. Hana Rusit është hulumtuar nëse zhvillimi i mendimi kritik varet nga ushtrimi i aftësive për mendim kritik, si dhe a varet zhvillimi i mendimit kritik nga inteligjenca.
Në fund, të mund të përfundojmë se tema e doktoraturës “Efektet nga stimulimi i zhvillimit të mendimit kritik te studentët me përkatësi etnike shqiptare”, nga mr. Hana Rusi, është i pavarur, origjinal dhe i rëndësishëm, i cili kontribuon në zgjerimin e pikëvështrimeve të ekspertëve të cilët janë të interesuar për mendimin kritik.
Në fund, kandidates i urojmë përmbushjen e ëndrrës së saj shkencore dhe botim sa më të shpejtë të punimit të saj.

Publikuar: 21.06.2012 | 17:54
Lexuar: 1313 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime