Duam që të gjithë nxënësit mos të na ngelin në rrugë, do të marim masa. Ne këshilli jemi tubuar për të disktuara për masat e mëtutjeshme që vijojnë, thotw Zija Veliu, kryetar i këshillit të prindërve.
Ulja e numrit të paraleleve për regjistrim në vitin e parë në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë nga 17 në 12 paralele ka shkaktuar reagime të shumta në mesin prindërve dhe nxënësve që kanë aplikuar për regjistrim në Shkollën e Mjekësisë Nikolla Shtejn.
Sot prindërit e 170 nxënësve kanë protestuar para shkollës dhe paralajmëruan masa tjera nëse Ministria nuk i përgjigjes kërkesës së drejtorisë së shkollës për zgjidhjen e këtij problemi.
Duam që të gjithë nxënësit mos të na ngelin në rrugë, do të marim masa. Ne këshilli jemi tubuar për të disktuara për masat e mëtutjeshme që vijojnë, thotw Zija Veliu, kryetar i këshillit të prindërve.
Qeveria e kaluar e bëri shkollimin e mesëm të obligueshëm e në anën tjetër i zvogëlon paralelet në gjuhën shqipe nga 17 në 12. Mos të tallen me fëmijët tonë se fëmijët tonë, 168 fëmij rrinë në shpi, dhe i bëj apel zv ministres së arsimit Lindita Qazimi që të na vizitojë, thotw Muharem Ramadani, prind.
Drejtori i Shkollës thotë se edhe ai është për zgjidhjen e këtij problemi. Por, faji sipas tij qëndron tek Ministria e Arsimit e cila tani dy javë nuk i është përgjigjur kërkesës së drejtorisë së shkollës për regjistrimin e nxënësve
5 klasa neve na janë marrë sivjet, d m th 180 fëmijë kanë ngelur jashta baknkave shkollore. Unë si drejtues i kësaj shkolle kam shumë siklet për arsye se ende nuk kam filluar që të merrem me punët primare të shkollës që janë, edhe këta janë primare dhe më e dhimbshmja e të gjithave mos keqkuptohemi kur prindërit vijnë gjith kohës pas dere dhe thiren në atë se fëmijët duam ti regjistrojmë.
Ne kemi bërë kërkesë vec më 2 javë gati bëhen, jemi drejtuar njëkohësisht edhe komunës edhe ministrisë së arsimit nuk kemi përgjigje ende, deklaroi Halit Deari, drejtor i Shkollws sw mesme tw mjekwsisw Nikolla Shtejn.
Prindërit paralajmëruan se protestat e tyre do vazhdojnë deri në zgjidhjen e problemit. Nëse është e nevojshme thanë ata protestat do ti zhvendosin edhe para Qeverisë.
Bashkim Sulejmani