Opinioni duhet në mënyrë permanente të edukohet sepse çdoherë do të ekzistojnë njerëz të cilët do të kenë nevojë të mësojnë diçka më tepër për këtë fenomen bashkëkohor. Mbrojtja nga korrupsioni nënkupton edukim permanent siç është edhe lufta kundër korrupcsonit, proces i cili asnjëherë nuk ka të ndalur.
Me moton Të Pastrojmë Korrupsionin, Komisioni për Antikorrupsion ka nisur një fushatë tjetër të bashkëpunimit me qytetarët për t'i nxitur ata në denoncimin e rasteve të korrpusionit Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Mirjana Dimovska thotë se kjo fushatë do të promovohet gjatë 15 ditëve të ardhshme përmes matelialeve video që do të transmetohen nëpër televizionet kombëtare si dhe broshurave të cilat do të shpërndahen së bashku me disa nga gazetat ditore në vend.
Opinioni duhet në mënyrë permanente të edukohet sepse çdoherë do të ekzistojnë njerëz të cilët do të kenë nevojë të mësojnë diçka më tepër për këtë fenomen bashkëkohor. Mbrojtja nga korrupsioni nënkupton edukim permanent siç është edhe lufta kundër korrupcsonit, proces i cili asnjëherë nuk ka të ndalur.
Problemi është i atillë që asnjëherë nuk mbaron. Ju mund të bëni shumë, të shënoni suksese në periudhë të caktuar por asnjëherë nuk duhet të ndjehemi të sigurtë se e kemi mposhtur korrupsionin, deklaroi Mirjana Dimovska , kryetare e Komisionit për Antikorrupsion.