E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kledi Kadiu ka themeluar edhe akademinë e vallëzimit në Itali Kledi dance ku frekuentojnë qindra të rinj pë të mësuar artin më të bukur –baletin. Në hyrje të kësaj shkolle valon Shqiponja dykrerëshe. Kledi edhe pse tashmë posedon shtetësinë italiane, nuk e refuzon atë shqiptare duke i mbajtur që të dyja dhe duke mos humbur identitetin e të qenit shqiptar
Klejdi Kadiu, prej klandestini nė yll dhe shtetas italian

Tashmë jam shtetas Italian, duke i falënderuar Maria De Filipit. Kwshtu shprehet balerini i famshëm shqiptar Kledi Kadiu në momentin kur pranon shtetësinë Italiane.
Kjo ditë do të mbetet gjithmonë në kujtesën time si dite mjaftë e rëndësishme dhe mjaft emocionuese. Ai shton se pas këtij dokumenti fshihet e gjithë sakrifica dhe puna e palodhshme. “I gjithë ai mundim prej një klandestini e deri te një qytetar Italian, për të gjitha këto suksese i falënderohem Maria de Filipit e cila ka bërë gjithçka për të më itegruar në jetën kulturore ,ishte pikërisht ajo që më dha leksionet e para dhe më shtyu në ujërat e teatrit Cinecita në Romë”.

Kush është Kledi Kadiu?

Kledi është balerini më i famshëm i televizionit Italian shkruan revista Di Piu. Ka lindur në Tiranë në vitin 1974, kurse në Itali ka ardhur në fillim të viteve 90. Ka të kryer akademinë kombëtare të vallëzimit në Tiranë.

Talenti i tij zbulohet në televizion pikërisht në emisionin Buona domenica nën udhëheqje të Maurizio Costanzos,pastaj në emisionet” C’e posta per te”dhe “Amici”nën udhëheqje të showmenes së njohur italiane Maria De Fi.

Tani Kledi është personazhi televiziv më i preferuar nga publiku,lëvizjet e tij, loja magjepsëse ,sharmi dhe kërcimet me mjaft profesionalizëm fascinojnë spektatorët e shumtë në Itali. Kledi është i lindur për të vallëzuar. Mirëpo përpos që vallëzon ai ka provuar veten edhe si aktor duke luajtur në”Passo a due”film ky që shpalon të gjitha peripecitë dhe sfidat e tij për të arritur deri te fama.Ka oferta gjithashtu të luaj në një film përkrah aktores së madhe italiane Ornela Mutit në filmin “Domani e un altro giorno”.

Ndihem njeri me dy shpirtra një shqiptar dhe një italian,deklaron Kledi më tëj në intervistë.;,Shqipëria është vendi ku linda dhe ku u shkollova ,kurse Italia vendi ku jetoj dhe punoj ,vendi i cili mi hapi dyert e suksesit tim,,.Para katër viteve thuhet në intervistë Kledi Kadiu ka themeluar edhe akademinë e vallëzimit në Itali Kledi dance ku frekuentojnë qindra të rinj pë të mësuar artin më të bukur –baletin. Në hyrje të kësaj shkolle valon Shqiponja dykrerëshe.Në pyetjen se çfarë domethënie ka termi Shqipëri ,Kledi me modesti na përgjigjet i “Vendi i Shqiponjave”, i cili edhe pse tashmë posedon shtetësinë italiane, nuk e refuzon atë shqiptare duke i mbajtur që të dyja dhe duke mos humbur identitetin e të qenit shqiptar.
Kledit i rikujtohen momentet rrëqethëse qe ka përjetuar për të ardhur në Itali,. “Ishte viti 1992, atëbotë si djalosh i ri që isha mu mbush mendja të vija në Itali për arsye të njohura tashmë ,shkaqet e krizës dhe perspektiva e zymtë e një artisti në Shqipëri. Pas një udhëtimi 16 orësh me një trajekt klandestinësh zbarkuam në Bari. Rruga ime për të arritur deri këtu nuk ka qenë e shtruar me lule,por falë sakrificës dhe vullnetit të mirë,dhe falë njerëzve si Maria De Filipi dhe të tjerëve që më kan ndihmuar tani kam arritur atë që ndoshta kishin dashur ta arrinin edhe shumë të huaj këtu në Itali”.

Po cilat janë palanet e Kledit për në të ardhmen pyet revista Di Piu, kurse Kledi me vendosmëri përgjigjet: Tani më duhet ti kushtoj kohë shkollës së vallëzimit, aty janë mbi dyqind të regjistruar. Në janar të vitit të ardhshëm do të botoj një libër kryesisht rreth jetës sime,në të njëjtën periudhë do jem i angazhuar

Do jem i angazhuar në televizion te Amici, emision ky ku marin pjesë edhe dy balerinë profesionist shqiptar Leon Cino e Ambeta Toromani. Pastaj nga 19 deri më 24maj do jem protagonist në teatrin Olimpik të Romës bashk me balerinën Noemi Arcangeli në spektaklin “Giulietta e Romeo”.Për fund pyetja rreth jetës private ,lidhjet tuaja me femra, rreth martesës. Kledi përgjigjet ;tani pas ndarjes dy vjet më parë nga Desy ,finaliste e miss Toscanës në vitin 2005,më duhet ti jap vetes akoma kohë për të menduar sa i përket lidhjes dashurore,por mbi të gjitha unë vallzoj dashuria dhe shpirti im le të mbetet tek publiku,jam një artist gjysmë shqiptar e gjysmë italian.

Avni Osmani




Publikuar: 11.11.2008 | 10:35
Lexuar: 1645 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime