Nuk e di prej nga dhe si janë të motivuar që në këtë mënyrë ta shpehin revoltën e tyre, për shkak se edhe pas afatit të parë të regjistrimit kishte vende të lira në mjeksi në Tetovë.
Ministri i Arsimit, Nikolla Todorov, duke komentuar situatën e krijuar me paralelet e mjekësisë në Tetovë, tha se aty nuk ka probleme, por ka njerëz të caktuar që tentojnë të krijojnë probleme. Sipas ministrit, me konkursin e vitit 2009-2010, kësaj shkolle i janë caktuar 12 paralele.
Nuk e di prej nga dhe si janë të motivuar që në këtë mënyrë ta shpehin revoltën e tyre, për shkak se edhe pas afatit të parë të regjistrimit kishte vende të lira në mjeksi në Tetovë. Nuk mundem në detaje tiu përgjigjem në pyetjen se nga ju vjen kjo prej nga janë të motivuar për këtë. Koncepti për arsimin është i përgjithshëm e nuk mundë të mbërrijë kërkesa për hapjen e paraleleve sepse paralelet nuk hapen sipas dëshirës së një ministri ka procedurë që duhet të kalojë e dini ju procedurën në Pançe Karagjozov, deklaron Nikolla Todorov, minister i Arsimit dhe Shkencës.
Zëvendësja e Todorovit, Qazimi gjithsesi tha se do të takohet me prindërit, por u bëri thirrje që të mos bien pre e atyre që i cilësoi provokime.
Do tiu sugjeroj prindërve që të mos bien pre e provokimeve dhe tendencave të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me arsimin, deklaron Lindita Qazimi, zëvendësministre e.Arsimit dhe Shkencës.
Përket i trazirave që u bënë nëpër shkollat e mesme dhe fillore me largimin nga puna të një numri të madh të arsimtarëve, Todorov deklaroi se po punon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Unë apelova te të gjithë kryetarët e komunave dhe drejtorët që të mos tallen me interesat e Maqedonisë, dhe të mos marrin hapa të cilat janë politikisht të motivuara, apo personale. Unë kam realizuar disa kontakte me kryetarë komunash dhe besoj që ato kontakte do të kenë rezultate, dhe këto besoj se do arrihen nga fundi i javës apo java e ardhëshme, deklaron Nikolla Todorov, minister i Arsimit dhe Shkencës.
Komentet e Todorovit dhe Qazimit u bënë gjatë inaugurimit të shkollës së re në lagjen Drenoc të Tetovës.
Bashkim Sulejmani/alsat-m/