Me këtë rezultat u shpreh shumë i kënaqur, ndërkohë që me padurim pret që ti jepet edhe Kupa për këtë sukses
Jahi Ibishi për 8 muaj stërvitje tregon vlerat e tij
Çiklisti nga Kumanova, Jahi Ibishi, edhe zyrtarisht ka fituar vendin e parë në rang listën e Maqedonisë në konkurrencën e kadetëve. Ai me këtë rezultat u shpreh shumë i kënaqur, ndërkohë që me padurim pret që ti jepet edhe Kupa për këtë sukses.
Ndryshe, 15 vjeçari me këtë sport ka filluar qe 8 muaj, ndërkohë suksesin e parë e ka arritur pas 1 muaji ushtrime. Gjithmonë kam qenë i pasionuar me sportin e çiklizmit, prandaj edhe vendosa të anëtarësohem në klubin Velo-M nga Kumanova. Aty me priti shumë mirë trajneri Marjan Petrovski, ndërkohë i njëjti menjëherë filloi të mi tregojë fshehtësitë e këtij sporti. Kështu, ai vërejti talentin tim dhe menjëherë pas 1 muaji më futi në garat e krosit, ku edhe fitova medaljen e argjend, tha Ibishi.
Ai më pas ka korrur edhe disa rezultate pozitive nëpër turne të ndryshme. Pas krosit fillova të marr pjesë edhe nëpër aktivitete të tjera. Medaljen e parë të artë e fitova në distancën 66 km, Pavlishen Kumanovë, kurse me pas triumfova edhe në Kriterium. Brenda 8 muajve jam paraqitur edhe nëpër gara tjera, si në Kosovë ashtu edhe në Turqi. Mund të them se jam i kënaqur nga rezultatet e shënuara, pasi të njëjtat i kam realizuar për një kohë të shkurtë, tha Jahi Ibishi.
Ndryshe, çiklisti nga Kumanova, momentalisht garon me biçikletë profesionale RodBaj dhe me të shpreson të paraqitet edhe nëpër gara ndërkombëtare. Mendoj që perspektiven time në të ardhmen të shoh duke garuar në gara më të mëdha, siç janë Xhiro dItalia, Tur De France dhe shumë të tjera. Rruga deri te arritja e tillë do të jetë e rëndë, mirëpo duke ju kushtuar më tepër rëndësi stërvitjeve dhe angazhimi im më i madh në këtë sport, besoj dhe shpresoj se një ditë do tju bashkëngjitëm emrave të mëdhenj të këtij sporti në piedestalet ndërkombëtare, pohoi, Ibishi.
Box
Ëndërron klub të madh
Jahi Ibishi është shqiptari i vetëm që garon në sportin e çiklizmit në Maqedoni. Ai beson se një ditë do të përfaqësoj ndonjë klub botëror, pasi kushtet në Maqedoni nuk janë aq të mira. Kushtet e këtij sporti në Maqedoni nuk janë të mira, pasi shteti nuk i jep shumë rëndësi këtij aktiviteti. Mirëpo, planet e mija janë që në të ardhmen të garoj në ndonjë klub botëror, me çka edhe do të plotësohej ëndrra ime, pohoi Ibishi.